Gjuha


Që nga themelimi i saj në vitin 2022, Gjykata Komerciale u ka ofruar investitorëve në Kosovë një portë hyrëse ku ata janë mirëpritur dhe ku u janë dhënë në kohën e duhur shërbime profesionale dhe transparente të zgjidhjes së kontesteve. Viti i iparë pas themelimit të Gjykatës Komerciale ka qenë asgjë më pak se i jashtëzakonshëm. Kjo gjykatë trashëgoi afërsisht 10,000 lëndë të pazgjidhura nga gjykatat anembanë vendit ndërsa pranoi edhe 3,800 lëndë të reja të parashtruara.

Përkundër barrës së konsiderueshme të lëndëve të trashëguara, kjo gjykatë arriti një normë mbresëlënëse të përfundimit të lëndëve prej 113%, duke zgjidhur me sukses 4,312 lëndë gjatë vitit – numër ky më të madh se ai i lëndëve të reja të pranuara. Kjo performancë e jashtëzakonshme është edhe më mbreslënëse kur kihet parasysh fakti se gjatë gjithë vitit gjykata funksionoi me më pak se numri i paraparë me ligj i gjyqtarëve dhe me vetëm një përqindje të vogël të personelit ndihmës të planifikuar. Aktiviteti i USAID-it Drejtësia Komerciale ka luajtur një rol qëndror në ofrimin e mbështetjes së gjerë për Gjykatën Ekonomike, duke e ndihmuar atë të bëhet një institucion me shkallë të lartë të funksionalitetit që shquhet në ofrimin e shërbimeve efektive dhe promovimin e drejtësisë së përqëndruar tek njerëzit.

Ndikimi në sektorin privat të Kosovës është tashmë i vërejtshëm. Atdhe Dika, një avokat i cili përfaqëson klientët e tij në konteste komerciale u shpreh si vijon: "U befasuam këndshëm kur u bëmë dëshmitarë të ringjalljes dhe zgjidhjes së shpejtë të shumë lëndëve të vjetra që kishin stagnuar me vite. Jemi shumë të kënaqur me rezultatet e arritura deri tash," përfundoi ai.

Suksesi i Gjykatës Komerciale i kontribuon në masë të konsiderueshme forcimit të ekonomisë dhe shoqërisë në Kosovë. Një mjedis afarist më i parashikueshëm dhe më i qëndrueshëm është jetik për tërheqje të investimeve dhe gjenerim të mundësive të reja për punësim. Zgjidhja efikase e kontesteve zvogëlon edhe koston e përgjithshme të të bërit biznes në Kosovë.

USAID-i është jashtëzakonisht krenar që mund t’i shprehë mirënjohje Gjykatës Komerciale për përkushtimin e saj dhe punën e palodhur dhe mbetet i palëkundur në përkushtimin e tij për të mbështetur zhvillimin e një gjyqësori të fuqishëm dhe të pavarur në Kosovë.
 

Image
Një vit me suksese - Gjykata Komerciale e Kosovës feston vitin e saj të parë!
Sukseset e Gjykatës Komerciale
USAIDKosovë
Tags
Kosovo Stories