Gjuha

 

Të qenit udhëheqës është me të vërtetë një talent, por edhe udhëheqësit natyralë kanë nevojë për trajnim. Lidershipi efektiv në komunitet kërkon një grup shkathtësish të caktuara. Akademia e Lidershipit në Komunitet, e mbështetur nga USAID-i, po luan një rol kyç në avancimin e këtyre shkathtësive tek aktivistët e komunitetit, veçanërisht të rinjtë, duke i fuqizuar ata për të nxitur transformime pozitive brenda mjediseve ku jetojnë.

“Kurrë nuk kam menduar se të rinjtë mund të jenë katalizatorë të ndryshimeve në komunitetet e tyre,” thotë Eris Hasanaj, një i ri rishtazi i diplomuar në edicionin e parë të Akademisë 12-javore të Lidershipit në Komunitet në Prishtinë. Ky program, i strukturuar në 24 module, jo vetëm që pajis vijuesit e tij me shkathtësi avokuese, por vë theks të veçantë edhe në rëndësinë e rrjetëzimit me akterë të ndryshëm.

Duke reflektuar mbi përvojën e saj, Melisa Ramadani tha: "Akademia ka riformësuar të menduarit tim. Fillimisht, duhet t’i identifikojmë problemet me të cilat përballet komuniteti ynë, të hartojmë një strategji të adresimit të tyre, dhe të avokojmë efektivisht për ndryshime."

Akademia e Lidershipit në Komunitet është një komponent integral i aktivitetit Angazhimi Qytetar -- një nismë gjithëpërfshirëse pesëvjeçare e bashkëpunimit e udhëhequr nga Fondacioni kosovar për shoqëri civile (KCSF) në partneritet me USAID-in. Kjo nismë është e përkushtuar ndaj kultivimit të liderëve të cilët, përpos që posedojnë talent të lindur, janë të pajisur edhe me shkathtësitë e nevojshme për të sjellë ndryshime pozitive dhe të qëndrueshme brenda komuniteteve të tyre.

 

Image
Ndihma të rinjve për të prirë drejt ndryshimeve pozitive
Akademia e Lidershipit në Komunitet është një komponent integral i aktivitetit Angazhimi Qytetar
USAIDKosovo
Tags
Kosovo Stories