Gjuha

Vite pas përfundimit të zbatimit të tij, programi Arsimi Themelor i USAID-it vazhdon të gjenerojë suksese për z. Hajriz Rashiti, mësimdhënës në shkollën Naim Frashëri në komunën e Lipjanit. Si rezultat i shkathtësive dhe talenteve të zhvilluara më heret gjatë këtij programi të USAID-it, z. Hajriz Rashiti, mësimdhënës i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK), së bashku me nxënësit e tij, është përzgjedhur për të marrë pjesë në Olimpiadën e Gjenive 2023 në Nju Jork të Sh.B.A-së në qershor të këtij viti.

 Z. Rashiti morri pjesë aktivisht në garën e Sfidës së Dizajnimit të programit Arsimi Themelor dhe, që atëherë, ai e ka shfrytëzuar përvojën e fituar për të nisur shumë projekte tjera që angazhojnë nxënësit e tij dhe nxisin tek ata zhvillimin e shkathtësive relevante. Ky përkushtim i tij bëri që ai të përfshihej në gara të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare, gjë e cila rezultoi me 25 çmime të fituara gjatë 10 viteve të fundit.

“Falë mbështetjes së USAID-it, kam pasur mundësinë të punoj në rreth 60 projekte me nxënësit e mi. Përmes pajisjeve të dhuruara zemërgjerësisht [nga USAID-i], nxënësit e mi ishin në gjendje të punojnë në projekte dhe të marrin pjesë në gara. Meqë po i afrohem pensionimit vitin e ardhshëm, jam krenar për sukseset që kam arritur me nxënësit e mi dhe do të shkoj në pension me një ndjenjë kënaqësie,” tha mësimdhënësi Hajrizi.

Programi Arsimi Themelor i USAID-it, një nismë kjo pesëvjeçare që përfundoi në korrik të vitit 2016, avancoi me sukses kapacitetet e shkollave për t’i pajisur nxënësit me shkathtësi thelbësore, gjë e cila ka rëndësi fundamentale për krijimin e një fuqie punëtore kompetente dhe rritjen ekonomike afatgjatë. Suksesi i Rashitit është një dëshmi e qëndrueshme e ndikimit pozitiv të garës Sfida e Dizajnimit, të mbështetur nga USAID-i, dhe programit Arsimi Themelor në Kosovë. Pjesmarrja e tij në Olimpiadën e Gjenive 2023, që paraqet dëshmi të arritjeve afatgjata të programit, do t’i frymëzojë gjeneratat e ardhshme të nxënësve të Kosovës që t’i ndjekin pasionet e tyre dhe zhvillojnë shkathtësitë përkatëse.

Image
Vite pas përfundimit të zbatimit të tij, programi Arsimi Themelor i USAID-it vazhdon të gjenerojë suksese për z. Hajriz Rashiti, mësimdhënës në shkollën Naim Frashëri në komunën e Lipjanit. Si rezultat i shkathtësive dhe talenteve të zhvilluara më heret gjatë këtij prograni të USAID-it, z. Hajriz Rashiti, mësimdhënës i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK), së bashku me nxënësit e tij, është përzgjedhur për të marrë pjesë në Olimpiadën e Gjenive 2023 në Nju Jork të Sh.B.A-së në qershor të këti
Mësuesi Rashiti me nxënësit
KEC për USAID Kosovë
Tags
Kosovo Stories