Gjuha

"Një bibliotekë e pasur është dritare e shkëqyer e cila çon drejt njohurive." Lugjena Selimi, nxënëse e shkollës së mesme në Dragash, ka shprehur këtë ndjenjë në një video avokuese të postuar në rrjetet sociale. Videoja kishte për qëllim të tërhiqte vëmendjen e komunitetit të Dragashit dhe administratës komunale. Lugjena ishte pjesë e një grupi avokues të të rinjve që mori trajnim nga AVOKO, një organizatë kjo me seli në Dragash dhe përfituese e aktivitetit të USAID-it Bashkëpunimi në Komunitet (CCA).

AVOKO i trajnoi të rinjtë se si t’i identifikojnë shqetësimet e përbashkëta dhe të avokojnë për interesat e tyre. Grupi i Lugjenës zgjodhi të fokusohej tek mungesa e librave dhe hapësirës së leximit në bibliotekën e shkollës së mesme. Koincidimi me Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, më 21 shkurt, e bëri fushatën e tyre të dukej veçanërisht e qëlluar. Pajisja e bibliotekës me libra në gjuhën e tyre amtare zhvillon më tej aftësitë e shkrim-leximit tek të rinjtë dhe u pasuron atyre njohuritë mbi kulturën e tyre.

Me udhëzimet e marra nga AVOKO, adoleshentët i paraqitën komunës një kërkesë me shkrim dhe përgatitën videon avokuese në të cilën foli Lugjena. Disa studentë në video theksuan zhanret e tyre të preferuara për të lexuar, si astronomia, biologjia, historia, letërsia, si dhe rëndësinë e qasjes së lehtë në libra dhe në një hapësirë të destinuar për lexim.

Komuna e Dragashit bleu libra dhe pajisi një kënd të rehatshëm leximi në shkollë si përgjigje ndaj fushatës së tyre avokuese bindëse. Të frymëzuar nga reagimi pozitiv i Komunës, grupi i avokimit të të rinjve aplikoi dhe fitoi një grant nga UNICEF-i për të përmirësuar më tej pajisjen me libra të bibliotekës së shkollës dhe për të rifreskuar enterierin.

Përpjekjet avokuese të Lugjjenës dhe të gjithë grupit bënë shumë më tepër se sa shtuan qasjen në libra dhe siguruan një hapësirë leximi për të gjithë nxënësit e shkollës së mesme në Dragash; ato i mësuan ata se ndryshimi mund të arrihet përmes avokimit efektiv dhe se zëri i tyre kolektiv - megjithëse i ri përnga mosha -- mund të çojë në përmirësime domethënëse në jetën e tyre.

 

 

Image
Të rinjtë e Dragashit zbulojnë fuqinë e zërit të tyre
"Një bibliotekë e pasur është dritare e shkëqyer e cila çon drejt njohurive." Lugjena Selimi, Dragash
AVOKO për USAIDKosovë
Tags
Kosovo Stories