Gjuha

 

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) njoftoi se të hyrat e mbledhura për vitin e kaluar arritën shumën prej 720 milionë euro, që krahasuar me 598 milionë euro të vitit të kaluar paraqet një rritje domethënëse prej 20 për qind, arritje kjo pjesërisht falë edhe mbështetjes së USAID-it.

Aktiviteti i USAID-it Qeverisja Ekonomike ka bashkpunuar gjerësisht me Administratën Tatimore të Kosovës në zhvillimin e trajnimeve të përmirësuara në shërbimin e klientëve, digjitalizimin e shërbimeve të tatimpaguesve, forcimin e kontrolleve të brendshme dhe përmirësimin e efiçencës, që rezultuan me rritje të transparencës ndaj qytetarëve dhe sektorit privat. Për të forcuar më tej shërbimet e ATK-së për tatimpaguesit, USAID-i mbështeti futjen në përdorim nga ana e ATK-së të tri shërbimeve të reja elektronike apo e-shërbimeve dhe dy seminareve online me qëllim të rritjes së kryerjes vullnetare të obligimeve tatimore nga ana e tatimpaguesve. Përveç kësaj, janë zhvilluar edhe katër video të stilit uebinar për Trajnimin e ATK-së në Shërbimin e Klientëve dhe janë përfshirë në platformën e brendshme të ATK-së për të mundësuar vetëtrajnimin nga ana e personelit.

Me ndihmën e aktivitetit të USAID-it Qeverisja Ekonomike, ATK-ja ka miratuar një rregullore të brendshme të konfliktit të interesit dhe ka filluar të publikojë vendimet mbi ankesat e tatimpaguesve, gjë e cila ka rezultuar me rritje të transparencës dhe besueshmërisë nga këndvështrim i tatimpaguesve. Këto reforma dhe shërbime të përmirësuara rrisin efiçencën dhe transparencën e veprimeve të qeverisë, forcojnë menaxhimin financiar publik dhe avancojnë kapacitetet e qeverisjes gjithpërfshirëse, të cilat janë në thelb të partneritetit të USAID-it me kosovarët dhe institucionet e Kosovës.

 

 

Image
Përmirësimi i shërbimeve për tatimpaguesit rezulton me rritje të të hyrave tatimore
Trejnimi onllajn për stafin e Administratës Tatimore të Kosovës
USAIDKosovë
Tags
Kosovo Stories