Gjuha

 

Një hulumtim i zhvilluar rishtazi mbi perceptimin e qytetarëve tregoi një rritje të dukshme të vetdijësimit tek ata lidhur me cilësinë e shërbimeve komunale të ofruara dhe cenueshmërinë ndaj korrupsionit në procesin e prokurimit komunal, krahasuar me vitin paraprak, veçanërisht në tetë komunat partnere të aktivitetit të USAID-it Integriteti Komunal në Kosovë. Hulumtimi gjithashtu nxorri në pah rritjen prej 4.11 përqind të besimit të qytetarëve në pushtetin e tyre vendor, rritjen prej 3 përqind të shkallës së kënaqësisë me shërbimet e ofruara, si dhe rënien prej 3 përqind të perceptimit tek qytetarët mbi ekzistimin e një niveli të lartë të korrupsionit në komunat e tyre përkatëse.

Këto rezultate janë premtuese nga aspekti i përpjekjeve që po bën USAID-i për t’u ndihmuar komunave partnere - përfshirë Gjakovën, Pejën, Vushtrrinë, Gjilanin, Rahovecin, Prishtinën, Lipjanin dhe Suharekën - në zbatimin e praktikave më të mira në planifikimet e buxhetit dhe projekteve, gjë e cila do të përmirësojë transparencën në prokurim publik, menaxhim të kontratave dhe ofrim të shërbimeve për qytetarët. Nisma e USAID-it Integriteti Komunal në Kosovë, e cila filloi vitin e kaluar, po përpiqet të zvogëlojë korrupsionin dhe ofrimin jocilësor të shërbimeve publike duke përforcuar mekanizmat e llogaridhënies brenda dhe jashtë qeverisë përmes shoqërisë civile, sektorit privat dhe mediave.

 

Image
Besimi i qytetarëve dhe shkalla e kënaqësisë së tyre me pushtetin lokal dhe prokurimin publike në rritje e sipër
Një ngritje e lehtë e kënaqësis së qytetarëve me performancën e qeverisjes lokale
DAI për USAID Kosovë
Tags
Kosovo Stories