Gjuha

Gratë nga zonat rurale duhet të thyejnë barrierat për të pasur qasje në arsim. Të gjitha gratë, pavarësisht se nga vijnë, duhet të kenë një qasje të tillë; kjo është arsyeja pse unë po kandidoj në zgjedhjet lokale, "tha Makfire Musa, një pjesëmarrëse që praktikonte mesazhin e saj të fushatës dhe shkathtësitë e të folurit para publikut në një nga sesionet e fundit të trajnimit. Përderisa partitë politike të Kosovës dhe kandidatët e tyre po përgatiten për ciklin e ardhshëm të zgjedhjeve lokale në tetor, gratë kandidate  në zgjedhjet lokale 2021  kanë shfrytëzuar rastin që të avancojnë shkathtësitë  dhe shkëmbejnë përvojat e tyre gjatë sesioneve të trajnimit të ofruara nga Instituti Kombëtar  Demokratik (NDI), me mbështetjen e USAID.

Nga data 26 korrik deri më 4 gusht, gratë kandidate morën pjesë në trajnimet e para nga një seri sesione të trajnimeve në formatin hibrid për gratë kandidate në zgjedhjet lokale në Kosovë. Në këto sesione morën pjesë kandidatet potenciale dhe kandidate veçse të shpallura për asamble komunale, ku mbi 70 përqind e pjesëmarrëseve janë kandidate për herë të parë në zgjedhjet lokale 2021. Gjatë sesioneve të trajnimit, pjesëmarrëset fituan shkathtësi në ndërtimin e profilit, planifikimin e fushatës dhe të folurit para publikut nga ekspertë ndërkombëtar. Përgjatë sesioneve, pjesëmarrëset me përvojë në  asamble komunale ndanë këshilla me kandidatet që po garonin për herë të parë, përvoja të tilla si: kurrë të mos bëjnë premtime që nuk mund t'i mbajnë ose të premtojnë punësim. Gratë kandidate kanë profesione të ndryshme dhe sjellin me vete ekspertizë që mund të zgjidhin problemet në nivel lokal. Majlinda Agushi, pjesëmarrëse në trajnim, shpjegoi, “Unë punoj në sistemin shëndetësor dhe jam në dijeni për pengesat me të cilat përballen pacientët dhe stafi mjekësor dhe si duhet zgjidhen ato. Unë po kandidoj për Asamble për të përmirësuar sistemin e kujdesit shëndetësor në Komunën e Podujevës”. 

NDI  ka organizuar sesione për gratë kandidate nga Lëvizja Vetëvëndosje (LVV), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ndërsa janë planifikuar të mbahen edhe trajnime të njejta për gratë kandidate nga komunitetet jo shumicë dhe partitë më të vogla politike.  Këto sesione të trajnimit do të ndiqen si webinare në platformën Zoom, në  muajin shtator. Temat e webinareve do të jenë mbi dhunën ndaj grave në politikë, dezinformimin, përdorimin e mediave sociale në fushatë dhe qeverisjen lokale, si dhe do të jenë të qasshme për kandidatet nga të gjitha komunitetet dhe partitë politike. Ky program i trajnimit synon të rris përfaqësimin e grave të Kosovës në nivelin lokal dhe të siguroj një rrugë më të qartë për avancimin e shqetësimeve të komuniteteve të nënpërfaqësuara në vendimmarrjen lokale.\

Image
Gratë kandidate të trajnuara para zgjedhjeve lokale 2021
Gratë kandidate e zgjedhjeve lokale gjatë trejnimit
NDI Kosovë për USAIDKosovë
Tags
Kosovo Stories