Gjuha

 

Era Tahiri, një ish-nxënëse e gjimnazit “Xhevdet Doda” në Prishtinë, ishte ndër antarët e parë të puntorisë kreative të llojit Makerspace në shkollën e saj – dhe kjo i’a ndryshoi jetën. Makerspace, një komponent i aktivitetit të USAID-it Mbështetja e Adoleshentëve pas Mësimit të Rregullt, ofroi mundësinë e pjesmarrjes në Klubin e Teknikëve, të cilit Era i’u bashkëngjit. Ajo filloi me bazat e programimit kompjuterik dhe së shpejti erdhi në përfundim se kjo i pëlqente shumë. “Pikërisht aty morra venndimin mbi profesionin tim të ardhshëm, dhe sot jam studente e vitit të tretë në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të Universitetit të Prishtinës.”

Suksesi i Erës është vetëm një nga mijëra storie të suksesit mbi të rinjtë që kanë kaluar nëpër programe të USAID-it për zhvillim të të rinjve. Aktiviteti Mbështetja e Adoleshentëve pas Mësimit të Rregullt avancoi sistemin arsimor të Kosovës dhe zhvilloi tek nxënësit shkathtësitë e jetës dhe punës përmes përdorimit të teknologjisë moderne dhe programeve praktike të bazuara në projekte në shkollat e mesme të 16 komunave pjesmarrëse. Përvoja e fituar dhe ekspozimi ndaj teknologjisë bashkohore i fuqizoi adoleshentët të gjenin zgjidhje, të dizajnonin dhe krijonin produkte, t’i eksploronin interesimet e tyre krijuese si dhe të zhvillonin aftësi kyqe dhe vetëbesim.

Përveç avancimit të shkathtësive, nxënësve i’u ofruan mundësi për ndërmarrësi dhe zhvillim të karrierës. USAID-i mundësoi arritjen e rreth 250 marrëveshjeve në mes të shkollave partnere dhe bizneseve për t’u ofruar më shumë se 1,500 nxënësve të shkollave të mesme mundësi për të kryer praktikë profesionale. Nxënësit fituan përvojë në punë dhe zhvilluan shkathtësi të buta, të dyja këto vendimtare për sigurimin e punësimit në të ardhmen.

Era ishte në mesin e nxënësve që përfituan nga praktike profesionale që mundësoi USAID-i. Ajo kreu praktikën profesionale në Qendrën Kosovare të Inovacionit (ICK) ku fitoi përvojë të paçmueshme në TIK. Tani, krahas studimeve, ajo është e punësuar në ekipin e TIK-ut të një banke lokale.

Përmes trajnimeve, udhëzimeve dhe praktikave profesionale, aktiviteti i USAID-it Mbështetja e Adoleshentëve pas Mësimit të Rregullt u ofroi mundësinë gjithsej 67,800 nxënësve të shkollave të mesme që të bëhen bartës të ndryshimeve në jetën e tyre dhe t’u kontribuojnë në mënyrë domethënëse komuniteteve të tyre.

 

Image
PËRGATITJA E TË RINJVE KOSOVARË PËR TREGUN E PUNËS NË NDRYSHIM E SIPËR
Era gjatë kohës kur ishte pjesë e Mejkerspejs – gjë që i ndryshoj jetën
Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) për USAID Kosovë