Gjuha

Fuqizimi i qytetarëve të Kosovës për të siguruar të drejtat e tyre pronësore dhe nxitur zhvillimin e mëtejmë ekonomik përmes legalizimit të objekteve të ndërtuara pa leje kërkon qasje tek të gjitha komunitetet. Për të rritur ndërgjegjësimin brenda komuniteteve vështirë të qasshme, USAID-i, përmes aktivitetit Qeverisja Ekonomike në Kosovë, ka hy në partneritet me organizatën joqeveritare "Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve" (VoRAE) për të realizuar aktivitete të ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e legalizimit në mesin e komuniteteve minoritare në dymbëdhjetë (12) komuna të Kosovës.

Ky partneritet pritet të rrisë numrin e aplikimeve për legalizim nga ana e qytetarëve me hyrjen e procesit në vitin e tij të fundit. USAID-i siguroi trajnime nga legalizimi dhe materiale informative për 23 personele në terren të OJQ-së VoRAE të cilët aktualisht po punojnë në ndërgjegjësimin e më shumë se 25,000 qytetarëve duke i inkurajuar dhe ndihmuar ata të aplikojnë për legalizimin e pronës. Legalizimi i objekteve të ndërtuara pa leje dhe formalizimi përmes regjistrimit në kadastër i fuqizon qytetarët për të siguruar të drejtat e tyre pronësore dhe u ofron titullin dhe pronësinë legjitime mbi pronën, gjë e cila mund të përdoret si kolateral për qasje në financim. Përveç kësaj, ai mundëson që këto ndërtesa të blihen, shiten ose hipotekohen në mënyrë të sigurt, duke nxitur në këtë mënyre rritjen ekonomike të Kosovës.

Deri më sot, USAID-i ka mbështetur zhvillimin e një instrumenti automatik të përpunimit për zyrtarët komunal dhe ka zhvilluar udhëzime të veçanta mbi atë se si të trajtohen aplikimet për objekte pa leje. Nga gushti i vitit 2021, 680 ndërtesa në Prishtinë dhe Graçanicë, me vlerë rreth 250 milionë dollarë amerikan, janë formalizuar dhe regjistruar në kadastër.

Image
Fuqizimi i komuniteteve lokale për të siguruar të drejtat pronësore
USAID dhe Zëri i Roma, Ashkali dhe Egjiptian keshillojnë komunitetet për legalizimin e pronës
Kemoniks ( Chemonics) për USAID Kosovë
Tags
Kosovo Stories