Gjuha

 

Besimi i ndërsjellë dhe miqësia në mes të Bardhyl Dobroshit dhe Milan Dobriqit mund të mos ketë ndodhur menjëherë, por lidhja e tyre është tashmë e qëndrueshme për arsye se ajo bazohet në dashurinë e përbashkët që kanë ndaj të shprehurit e ideve të tyre përmes artit. Këta dy artistë të rinj që vijnë nga komuniteti shqiptar dhe ai serb në Kosovë, janë njofuar në një kafene në Mitrovicën e Veriut, me ç’rast kanë biseduar për interesimet e përbashkëta. Shumë shpejt ata u bënë miq dhe filluan një projekt pilot të quajtur "Promaja," një kurs ky i shkurtër treditor i dizajnit grafik, muraleve dhe grafiteve. Rishtazi, ata morrën pjesë në sesionet e rrëfimit të tregimeve, të organizuara nga aktiviteti i USAID-it Pajtimi dhe Transformimi i Konflikteve.

“Pasioni ynë për të krijuar shkon përtej të gjitha sfidave me të cilat përballemi në Kosovë. Qëndrojmë larg agjendave politike dhe fokusohemi në bashkimin e njerëzve kreativë, pavarësisht se nga vijnë ata,” thotë Bardhyli.

Rishtazi, ata biseduan me një grup prej 27 të rinjsh që merrnin pjesë në kampin “Hajde Bre!” të mbështetur nga USAID-i, i cili bashkon të rinjtë nga komunitetet e ndryshme anembanë Kosovës. Gjatë kampit treditor, Bardhyli dhe Milani ndanë shkathtësitë e tyre në fotografi, dizajn grafik dhe shkrim të përmbajtjeve me pjesmarrësit. Në ambientin e bukur nën qiell të hapur, pjesmarrësit ushtruan fotografinë ndërsa shkruanin storie mbi njëri-tjetrin, sfondin e tyre përkatës, interesimet e përbashkëta dhe problemet brenda komuniteteve të tyre.

“Gjëja më e mirë në kamp ishte mundësia që pata për të takuar të rinj që janë të ndryshëm nga unë, dhe kjo më ndihmoi t’i zgjëroj pikëpamjet e mia mbi botën, mbi njerëzit tjerë si dhe mbi mënyrën se si mendoj, e që konsideroj se ishte përfitimi më i madh nga ky udhëtim," thotë Floriana Beka, njëra nga pjesmarrësit e kampit. Ajo theksoi se kampi ishte mundësia e parë që ajo pati për t'u lidhur me bashkëmoshatarë të saj nga një llojllojshmëri komunitetesh. Perspektiva e Florijanës ishte pasqyrim i atmosferës mbizotëruese në kamp.

E ardhmja e Kosovës do të varet nga lidhja e ndërsjellë e pjestarëve të brezit të ardhshëm të qytetarëve, përkundër ndasive që vazhdojnë të ekzistojnë në mes tyre. Duke krijuar këto lidhje, të bazuara në interesime të përbashkëta, ata do të kenë mundësinë të diskutojnë lidhur me sfidat e përbashkëta me të cilat përballet brezi i tyre -- nga ndërtimi i jetëve dhe karrierave të tyre në Kosovë, e deri tek aspiratat që kanë për vendin e tyre.

Image
GJETJA E TERRENIT TË PËRBASHKËT PËRMES INTERESIMEVE TË PËRBASHKËTA: ARTISTËT E RINJ LIDHEN DHE FRYMËZOJNË BREZIN E ARDHSHËM
Pamje nga Aktivitetet e Kampit Rinor
Community Building Mitrovica për USAIDKosovë
Tags
Kosovo Stories