Gjuha

 

Ka disa vite që Zenun Zeneli punon për Ndërmarrjen e Ujësjellësit në Kaçanik. Ai është njëri nga tetë personat me aftësi të kufizuara që janë të punësuar, nga 396 sosh që aktualisht jetojnë në komunën e Kaçanikut. Përkundër dëshirës së tyre për të patur një vend të qëndrueshëm të punës, për të fituar të ardhura nga të cilat mund të jetojnë dhe të jenë të pavarur, punësimi për personat me aftësi të kufizuara (PAK) vie me sfida shtesë, të cilat përfshijnë qasjen fizike në vendin e punës. Sipas Zenelit, vetëm rishtazi komuna e Kaçanikut rezervoi vende parkimi për personat me aftësi të kufizuara, dhe kjo gjë atij, si një ngasësi të automjetit, i’a lehtësoi jetën në masë të madhe.

Hulumtimi i fundit i realizuar nga Handikosi i Kaçanikut, një organizatë kjo joqeveritare lokale e mbështetur nga aktiviteti i USAID-it Bashkëpunimi në Komunitet, gjeti se PAK në komunat e Kaçanikut dhe Hanit të Elezit vazhdojnë të përballen me sfida të qasjes fizike ndaj të mirave publike themelore, përfshirë zyrat e agjencisë së punësimit - aty ku mungojnë ose janë joadekuate pjerrinat dhe ashensorët, ku është trotuari i prishur ose i bllokuar dhe ku nuk ka vende parkimi të rezervuara për udhëtarët me nevoja të veçanta.

Pas publikimit të gjetjeve, Handikosi i Kaçanikut nisi një fushatë të ndërgjegjësimit publik mbi gjendjen e rëndë të papunësisë në mesin e PAK dhe kufizimet infrastrukturore, duke u bërë thirrje institucioneve që t’i respektojnë ligjet që u lehtësojnë mundësitë e punësimit personave me aftësi të kufizuara. Rrjedhimisht, komunat e Hanit të Elezit dhe Kaçanikut tashmë janë zotuar se do të ndajnë vende të parkimit publik, ashtu që njerëzit si Zeneli në këto komuna të kenë qasshmëri më të lehtë fizike brenda qytetit.

Aktiviteti i USAID-it Bashkëpunimi në Komunitet promovon llogaridhënien e qeverive lokale dhe lehtëson kohezionin social duke bashkuar qeverinë, shoqërinë civile dhe qytetarët e të gjitha grupeve identitare për të caktuar prioritete dhe adresuar nevoja të komunitetit.

 

 

Image
Parkimi më i lehtë lehtëson punësimin për njerëzit me aftësi të kufizuara
Zenun Zeneli ka qasje më të lehte në vendin e punës si rezultat i kampanjës publike të inicuar nga Handikos
Handikos Kaçanik për USAID Kosovë
Tags
Kosovo Stories