Gjuha

Afërdita Sylaj Shehu, një shqiptare Kosovare dhe Nemanja Nestorović, një serb i Kosovës, drejtojnë së bashku organizatën lokale Ndërtimi i Komunitetit Mitrovicë (Community Building Mitrovica -- CBM), misioni i së cilës është t’i kontribuojë ndërtimit të paqes dhe pajtimit. Ata jetojnë në qytetin e ndarë të Mitrovicës. Në një hapësirë të jashtme, Afërdita dhe Nemanja ndanë storiet e tyre me 30 të rinj si pjesë e aktivitetit të USAID-it Pajtimi dhe Transformimi i Konfliktit (RCT), më saktësisht, nyjes së tij qëndrore për rrëfim të tregimeve, që ka për qëllim përforcimin e bashkëpunimit ndëretnik si çelës për pajtim dhe paqe në pjesën veriore të Kosovës.

Në komunitetet që janë ende në masë të madhe të ndara nga ura e qytetit, situata politike jostabile mundet lehtësisht të dale nga kontrolli, gjë e cila i bën përpjekjet e tyre ndonjëherë të pasigurta dhe të mundimshme. Megjithatë, për Afërditën dhe Nemanjën, ura gjithashtu paraqet edhe një mundësi. "Ne ndajmë të gjitha momentet, si ato të lumtura ashtu edhe ato të trishtuara. Mëngjesi ynë fillon me të qeshura duke pire kafe, duke biseduar për tema të nxehta, dhe kështu dita e punës nisë mbarë," thotë Nemanja. Përmes CBM-së, ata synojnë të ndihmojnë në vendosjen e lidhjeve në mes të komuniteteve dhe të nxisin dialogun ndër-komunitar.

Aktiviteti i rrëfimit të tregimeve i #RCT është një nismë në vazhdim e sipër që ofron hapsirë të përshtatshme për gjenerim të mesazheve pozitive të pajtimit dhe bartje të tyre nga niveli individual tek audienca e gjerë në Kosovë.

 

Image
A mundet të punuarit bashkë të kapërcejë ndarjen etnike?
Aferdita Syla and Nemanja Nestorovic gjatë prezentimit
CBM për USAID Kosovë
Tags
Kosovo Stories