Gjuha


Kosova po e zhvendos fokusin e saj energjetik, me mbështetjen e USAID-it, nga thëngjilli tek burimet e ripërtritshme. Në Kosovë po punohet aktivisht në harmonizimin e politikave dhe praktikave me udhëzimet europiane nga aspekti i ndryshimeve klimatike, mbrojtjes së mjedisit dhe qëndrueshmërisë energjetike. Aktualisht, 87% e energjisë fitohet nga djegja e thëngjillit, gjë që shkakton probleme të konsiderueshme mjedisore dhe shëndetësore. Kosova ka një strategji energjetike nacionale e cila synon shtimin e burimeve të ripërtritshme të energjisë, nga 5 në 35 përqind.

Për t’i mbështetur këto nisma dhe qëllimin më të gjerë të tranzicionit prej vartësisë nga thëngjilli tek burimet e ripërtritshme, aktiviteti i USAID-it Qëndrueshmëria Energjetike po e ndihmon KEK-un në themelimin e një Njësie të re të Burimeve të Ripërtritshme të Energjisë (NBRE), ndërtimin e kapaciteteve të saj, dhe përmbushjen e kërkesave për financim nga donatorët tjerë. Dekarbonizimi i KEK-ut pritet të sjellë rezultate pozitive të konsiderueshme, si mjedisore ashtu edhe shoqërore, duke i kontribuar arritjes së objektivave të përgjithshme energjetike të Kosovës, përfshirë rritjen e sigurisë së furnizimit, integrimin në tregjet rajonale dhe zvogëlimin e kostos së prodhimit të energjisë.

USAID-i mbetet i përkushtuar ndaj mbështetjes së Kosovës në përpjekjet e saj për të zbatuar projekte të energjisë së pastër dhe për t’i kontribuar një të ardhmeje energjetike më të qëndrueshme.

 

Image
Përqafimi i energjisë solare për një të ardhme të qëndrueshme
Kosova po e zhvendos fokusin e saj energjetik, me mbështetjen e USAID-it.
USAIDKosovo
Tags
Kosovo Stories