Gjuha


Shprehja e mendimeve vetanake mund të jetë një sfidë e frikshme, veçanërisht për të rinjtë. Qëndrimi, një i ri nga Kaçaniku me ide dhe ëndrra afariste ambicioze, përballej me frikën nga të bërit gabime dhe, si pasojë, të tallurit me të nga ana e bashkëmoshatarëve, familjarëve dhe miqve, kurdoherë që ndërmerrte hapa drejt objektivave të tij profesionale.

"Tranzicioni im nga ndjenja e të qenurit i anashkaluar tek ajo e të qenurit një individ i fuqizuar ka qenë një slitë me rul. Kishte raste kur zëri im tingëllonte si një pëshpëritje që mezi dëgjohej në kakofoninë e sfidave të jetës. Isha vetëm një hije, një djalë i ri nga Kosova me ëndrra tepër të mëdha për zërin që kishte,” kujton rrugëtimin e tij Qëndrimi.

Pjesmarrja në aktivitetet e organizuara nga program i USAID-it U Takon të Rinjve (Up to Youth) shënoi një pikë kthese për Qëndrimin. Përmes trajnimeve, mentorimeve dhe rasteve që i’u dhanë, ai fitoi forcë për t’i artikuluar idetë e tij dhe shkëmbyer njohuritë me të tjerët. Për më tepër, ato luajtën rol vendimtar në punësimin e tij, përmes së cilit ai filloi t’i adresojë nevojat urgjente të familjes.

"Transformimi është i jashtëzakonshëm," reflekton Mimoza Mirashi, antare e ekipit të programit U Takon të Rinjve të USAID-it, e cila ka vëzhguar nga afër rrugëtimin e Qëndrimit për t'u bërë Inxhinier i Integrimit dhe Implementimit të Sistemeve në kompaninë e njohur e TIK-ut Cacttus. "Ai pasqyron orë të panumërta të të mësuarit me zell dhe vendosmëri."

Qëndrimi për miqtë e tij sot është personifikim i punës dhe përkushtimit. "Unë u kam ndihmuar shumë të tjerëve të gjejnë rrugën e tyre, mu ashtu si unë gjeta timen. Ndjej përgjegjësi që t’u ndihmoj të tjerëve të zbulojnë potencialin e tyre, duke inicuar programe të trajnimeve në shkollat e Kaçanikut, avokuar për aktivitete sportive dhe kontribuar në themelimin e një klubi volejbolli për të rinjt. Besoj në potencialin e mendjeve të reja prandaj nuk do të pushoj së luftuari për ta,” konkludon me vetbesim Qëndrimi.

Image
Mundësia për të përparuar, ndjenja për të kontribuar
Qëndrimi për miqtë e tij sot është personifikim i punës dhe përkushtimit.
Glloball Komjunitiz për USAIDKosovë
Tags
Kosovo Stories