Gjuha

 

USAID-i gjithnjë e më shumë po përdor inovacione për të lehtësuar një qasje të përqëndruar tek njerëzit, si gurthemel për zgjidhjen e sfidave të drejtësisë dhe identifikimin e mundësive të reja. Si shembull i kësaj, USAID-i, më 6 tetor, ishte nikoqir i Samitit të parë të Inovacionit në Drejtësi në Kosovë, i cili shërbeu si bazament për lançimin e Rrjetit të Inovacionit në Drejtësi (JIN), të dizajnuar për t’i angazhuar të gjithë qytetarët që përdorin sistemin e drejtësisë në gjetjen e mënyrave të reja, më të efektshme dhe më të lehta për të zgjidhur probleme të vjetra.

“Meqë kohët po ndryshojnë shpejt, ka ndryshuar edhe modeli ynë i ndarjes së drejtësisë dhe zgjidhjet në drejtësi. Me informacione të bollshme, teknologji të disponueshme dhe kreativitet gjithandej, nuk ka asnjë arsyetim për t'u mbështetur në sisteme të cilat lejojnë që njerëzit ose çështjet të humbasin duke rënë në të çara,” tha Zeinah Salahi, Drejtoresha e Misionit të USAID-it në Kosovë.

Samiti gjithashtu dëshmoi se arti mund të luajë rol në prezantimin e drejtësisë përmes një gjuhe universale që u jep zë individëve dhe komuniteteve. Artistët e rinj të grafiteve nga Prishtina ekspozuan një instalacion të krijuar në formë të shtatë pjesëve gjigante të enigmës që përfaqësojnë shtatë shtyllat e drejtësisë së përqëndruar tek njerëzitit, të cilën USAID-i aktualisht po e promovon globalisht. Secila nga pjesët e enigmës që përbënin instalacionin tani i përket dhe qëndron ekspozuar pranë njërës nga shtatë gjykatat themelore të Kosovës, dhe ilustron histori frymëzuese mbi drejtësinë e përqëndruar tek njerëzit shoqëruar me simbole të qytetit përkatës të gjykatës themelore.

“Përdorimi i artit është një mënyrë tjetër për t'u dhënë zë njerëzve në avancimin e zgjidhjes së çështjeve të tyre të përditshme. Ne jemi të nderuar që mund të shprehim vizionin tonë artistik të drejtësisë së përqëndruar tek njerëzit përmes instalacioneve tona të grafiteve, me shpresë që të frymëzojmë ndryshime dhe zgjidhje inovative të cilat ushtrojnë ndikim pozitiv në rolin e qytetarëve brenda sektorit të drejtësisë,” tha artisti i grafiteve Bardhyl Dobroshi gjatë Samitit.

Samiti i Inovacionit në Drejtësi 2022 mblodhi së bashku më shumë se 100 qytetarë, pjestarë të shoqërisë civile, përfaqësues të bizneseve, donatorë ndërkombëtarë dhe akterë të sistemit të drejtësisë që synojnë të frymëzojnë më shumë zgjidhje inovative në sektorin e drejtësisë dhe gjejnë mënyra për të ndihmuar në vendosjen e njerëzve dhe nevojave të tyre në qendër të zgjidhjeve të drejtësisë. USAID-i, përmes aktivitetit të tij të të Drejtësisë, mbështet inovacionin dhe aplikon qasjen ndaj drejtësisë me përqëndrim tek njerëzit.

 

Image
TOWARD A PEOPLE CENTERED-JUSTICE APPROACH
Drejtësia e spjeguar përmes copëzave enigmatike
USAID Justice Activity (Chemonics)
Tags
Kosovo Stories