Gjuha

 

Më 13 mars 2023, Ambasada e Sh.B.A.-së në Kosovë, e udhëhequr nga ekipi i USAID-it në bashkëpunim të ngushtë me kolegët tjerë të Qeverisë së Sh.B.A.-së, organizoi një ngjarje interaktive për të shënuar Muajin e Historisë së Grave dhe fuqizuar gratë profesioniste në Kosovë. Kjo ngjarje mblodhi së bashku 52 gra nga fusha të ndryshme, duke përfshirë Kuvendin, Qeverinë, organet e ligjzbatimit, mediet, shoqërinë civile dhe sektorin privat, dhe nxiti krijimin e rrjeteve të reja mbështetëse ndërsektoriale që mund t’i vënë në shfrytëzim talentet kolektive të pjesmarrësve, burimet dhe mundësitë e disponueshme.

Ngjarja kishte për qëllim t’u ndihmojë grave në identifikimin e pengesave formale dhe joformale ndaj komunikimit dhe rrjetëzimit, zhvillimin e strategjive për t’i adresuar ato pengesa dhe krijimin e planeve afatshkurtra dhe afatgjata për ndërtimin e rrjeteve mbështetëse ndërsektoriale. Aktivitetet u zhvilluan në tri seanca të lehtësuara, duke përfshirë një dru të rrjetëzimit, rrjetëzim të shpejtë, dhe një segment “brainstorming” të shkëmbimit të ideve ku të ftuarit identifikuan sfidat kryesore ndaj ndërtimit të rrjeteve dhe propozuan zgjidhje dhe hapa të ardhshëm. Kjo ngjarje unike u ofroi grave një platformë për të vendosur lidhje dhe bashkëpunuar në sektorë të ndryshëm.

Si avokues të fuqizimit të grave, Ambasada e Sh.B.A.-së në Kosovë dhe USAID-i janë të përkushtuar ndaj mbështetjes së zhvillimit të vazhdueshëm dhe suksesit të grave në Kosovë dhe me shumë dëshirë presin që të jenë prapë nikoqir të ngjarjeve të ngjashme në të ardhmen.

 

 

Image
Shënimi i muajit të grave dhe fuqizimi i tyre
Gjatë ngjarjes interaktive për të shënuar Muajin e Historisës së Gruas
Faton Hasani, USAID Kosovë
Tags
Kosovo Stories