Gjuha

Tri javë pasi kompania në pronësi të pjestarëve të diasporës nga Zvicra -- RB -- prezantoi vaflet Hohe, një ëmbëlsirë e shijshme kosovare, në tregun zviceran -- ato u shitën të gjitha. Vaflet janë vetëm njëri nga produktet e eksportuara në vlerë prej 100 mijë euro të cilat RB rishtazi i porositi nga Kosova, së bashku me ëmbëlsira të tjera, pije të ndryshme, ajvar dhe turshi. Kompania shpërndan produkte brenda një rrjeti prej më shumë se 1,500 pikash të shitjes, duke përfshirë zinxhirët e shitjes me pakicë dhe dyqanet e ushqimeve të specializuara në tregun zviceran. Kjo shtrirje mbreslënëse u mundëson produkteve të prodhuara në Kosovë një eksponim të jashtëzakonshëm.

Rexhepi zbuloi vaflet Hohe dhe produktet tjera gjatë dy takimeve të llojit biznesi-biznesit (B2B) në të cilat morri pjesë në vitin 2021: Konventën e Biznesit të Diasporës dhe Forumin e Sektorit të Ushqimit. Të dyja këto ngjarje u organizuan nga aktiviteti i USAID-it Compete (Garo) në Kosovë, në partneritet me shoqatat e sektorit privat dhe bizneset e diasporës në Europë. Qindra biznese të Kosovës dhe të diasporës u takuan në këto ngjarje për të vendosur lidhje dhe krijuar mundësi për eksport. Rexhepi mbeti thellësisht i impresionuar nga oferta e produkteve të Kosovës dhe cilësia e tyre, gjatë vizitave tek përpunuesit vendor të ushqimit të organizuara në kuadër të dy ngjarjeve. “Erdhëm këtu me synim që të takojmë kompani të reja dhe të gjejmë produkte të reja për t'i eksportuar në Zvicër. Jemi të entuziazmuar që kemi gjetur shumë produkte cilësore të cilat shpresojmë t'i ofrojmë shumë shpejt në tregun zviceran,” tha z. Berisha gjatë këtyre vizitave.

Aktiviteti i USAID-it Compete në Kosovë vazhdon bashkëpunimin me komunitetin e biznesit të diasporës në gjetjen e tregjeve të reja rajonale për produktet e prodhuara në Kosovë.

 

Image
Angazhimi i diasporës rezulton me eksporte të ushqimit nga Kosova me vlerë mbi 100 mijë euro në Zvicër
Duke iu falenderuar lidhjeve të përkrahura nga USAID produktet e Kosovës po depërtojn në tregjet regjionale
Kardno për USAIDKosovë
Tags
Kosovo Stories