Gjuha

 

Resmije Rahmani, një avokuese për personat me aftësi të kufizuara, është nga Prizreni, qytet ky në Kosovë i njohur për trashëgiminë e tij kulturore dhe mjedisin e bukur. Megjithatë, shumë prej hapsirave publike në Prizren kanë mungesë të objekteve sanitare të qasshme, gjë që e bën lëvizjen e lirshme nëpër qytet sfiduese për personat me aftësi të kufizuara.

Përmes aktivitetit të USAID-it Kontrata Sociale, i cili adreson barrierat me të cilat përballen qytetarët gjatë përpjekjeve të tyre për të patur pjesmarrje domethënëse në qeverisjen lokale, Resmija u angazhua me zyrtarët komunal në bashkë-dizajnimin e një kontrate sociale të fokusuar në bërjen e objekteve sanitare publike më të qasshme. Për Resmijen, programi i kontratës sociale nuk është vetëm një mundësi për t’i adresuar sfidat që paraqet mungesa e objekteve sanitare publike të qasshme për personat me aftësi të kufizuara, por edhe një shans për të theksuar ndryshimin që hapësirat e qasshme publike do të bënin në jetën e këtyre njerëzve, të cilët shpesh nuk merren parasysh gjatë diskutimeve të planifikimit urban. Vendimmarrja gjithpërfshirëse është e rëndësisë thelbësore për ndërtimin e komuniteteve më të lumtura dhe më të shëndetshme.

Duke u krijuar mundësi qytetarëve si Resmija që të marrin pjesë në mënyrë aktive në vendimmarrjen e pushtetit lokal, USAID-i po punon drejtpërdrejt me qytetarë që janë shpesh të nënpërfaqësuar për të siguruar që institucionet qeveritare me të vërtetë t’i dëgjojnë zërat e të gjithë qytetarëve dhe t'u shërbejnë të gjithë zgjedhësve.

 

Image
Kontrata sociale për një demokraci më gjithpërfshirëse
Resmije Rahmani, një avokuese për personat me aftësi të kufizuara, është nga Prizreni.
Demokrasi Interneshënell (Democracy International) për USAIDKosovë
Tags
Kosovo Stories