Gjuha

 

Qendra e Inovacionit e Kosovës (ICK) dhe aktiviteti i USAID-it Drejtësia Komerciale organizuan një diskutim të tryezës së rrumbullakët për bizneset e reja dhe ndërmarrësit e rinj me qëllim të theksimit të rolit jetik që luajnë të Drejtat e Pronësisë Intelektuale (DPI) në mbështetjen e rritjes së bizneseve dhe mbrojtjen e krijimeve dhe investimeve të tyre. Me një panel me influencë ekspertësh të të drejtave të pronësisë intelektuale dhe përfaqësuesish të bizneseve, tryeza e rrumbullakët shënoi Ditën Botërore të Pronësisë Intelektuale më 26 Prill, 2021 dhe promovoi temën "Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe DPI".

Anëtarët e ICK-së, në mesin e të cilëve janë shumë startape inovative, patën mundësinë të dëgjojnë dhe të parashtrojnë pyetje lidhur me llojet e mbrojtjeve të DPI-ve nga të cilat ata mund dhe duhet të përfitojnë, si dhe funksionimin e tyre - të tilla si markat tregtare, të drejtat e dizajnit, të drejtat e autorit, patentet, sekretet tregtare, dhe treguesit gjeografikë. Darsej Rizaj, drejtori ekzekutiv i Shkollës Digjitale, ndau përvojën frymëzuese të kompanisë së tij me rritjen në tregun ndërkombëtar duke mbrojtur të drejtat e pronësisë Intelektuale të saj, gjë të cilën ai i konsideron si një nga investimet më të vlefshme. Sot, Shkolla Dixhitale po zgjërohet në mbi 500 lokacione në nivel ndërkombëtar. "Nuk ka fare rëndësi se ku jetoni. Nëse keni guximin të ëndërroni dhe t’i ndiqni ëndrrat tuaja, duhet t’i merrni përsipër risqet dhe të veproni," tha Darsej. Storiet e tilla tregojnë se sa e rëndësishme është që bizneset e sapothemeluara me ide të zgjuara të mësojnë se si t'i mbrojnë inovacionet e tyre këtu në Kosovë dhe jashtë vendit, që në fillim të investimeve të tyre. Ngjarjet si këto tryeza të rrumbullakëta, të bashkë-organizuara nga USAID-i dhe ICK-ja, kanë rëndësi thelbësore, pasi ato u ndihmojnë bizneseve të Kosovës të mësojnë mbi sistemet tashmë ekzistuese të drejtësisë komerciale dhe t’i shfrytëzojnë në tërësi mundësitë që ato ofrojnë.

 

 

Image
Ekspertët e të drejtave të pronësisë intelektuale ndajnë njohuritë me bizneset e Kosovës
Bizneset e reja dhe ndërmarrësit e rinj diskutojn të Drejtat e Pronësisë Intelektuale (DPI)
USAIDKosovo
Tags
Kosovo Stories