Gjuha

Futja në përdorim e Tabelës Komanduese të Performancës të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, i kontribuoi një sistemi gjyqësor më të hapur dhe transparent në Kosovë. Ambasadori i Sh.B.A.-ve në Kosovë, Philip S. Kosnett, lancoi Tabelën Komanduese të Performancës më 15 maj 2020 në mënyrë virtuale, me një adresë interneti. E krijuar nga USAID-i, në bashkëpunim me Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Tabela Komanduese e Performancës i siguron publikut qasje në të dhëna lidhur me performancën e gjykatave dhe gjyqtarëve individual, duke u mundësuar qytetarëve të mbikqyrin punën e sistemit të drejtësisë nga rehatia e shtëpisë se tyre.

Kosova është ballafaquar për kohë të gjatë me sfidat e komunikimit në mes te gjyqësorit të saj dhe qytetarëve. Përkundër përmirësimit te transparencës dhe zvogëlimit të numrit të lëndëve të prapambetura, besimi i qytetarëve të Kosovës në gjykatat dhe gjyqtaret mbetet i ulët - pjesërisht edhe për shkak të informimit të pamjaftueshëm të tyre mbi përmirësimet e arritura. Tabela Komanduese u mundëson qytetarëve t’i shohin vetë të dhënat dhe të analizojnë performancën duke përdorur katër tregues kryesor: shkallën e miratimit të lëndëve, trendet e efiçencës, lëndët e prapambetura dhe produktivitetin individual të gjyqtarëve. Qytetarët mund t’u qasen të dhënave që nga viti 2017, ndërsa Këshilli Gjyqësor i Kosovës vazhdimisht pasuron faqen e internetit me të dhëna të reja.

Kryetari i Gjykatës Themelore të Prizrenit, Ymer Hoxha, shprehu përkushtimin e sistemit të drejtësisë ndaj të shërbyerit popullit të Kosovës, "Ne mbetemi të përkushtuar ndaj transparencës dhe publikimit te këtyre të dhënave sepse ky është një hap madhor drejt një sistemi të hapur dhe të përgjegjshem të drejtësisë. Ky është vetëm një hap drejt rritjes së transparencës ndaj qytetarëve tanë, të cilëve u shërbejmë çdo ditë.”Faqja e internetit e Këshillit Gjyqësor të Kosovës tani, krahas aspektit të Tabelës Komanduese të Performancës, përfshin edhe atë të anketës së kenaqshmërisë së përdoruesit, i cili u lejon qytetarëve të japin dhe të përcjellin informata kthyese.

Përveç kësaj, faqja e internetit përmban edhe të dhëna mbi vendimet disciplinore ndaj gjyqtarëve dhe ofron formularin onllajn bashkë me udhëzimet për parashtrimin e një ankese në përputhje me ligjet e aplikueshme. Këto përpjekje të gjykatave dhe gjyqtarëve të Kosovës po ndërtojnë besimin në mes te gjyqësorit të Kosovës dhe qytetarëve të cilëve ai u shërben. Këto përpjekje të programit të USAID-it Forcimi i Sistemit të Drejtësisë, i cili filloi në nëntor të vitit 2015, avancojnë sundimin e ligjit në Kosovë dhe sigurojnë që sistemi i drejtësisë të funksionojë në mënyrë profesionale, efiçente dhe llogaridhënëse.

 

Image
Tabela e re komanduese në internet avanson transparencën e gjyqësorit
Pamja e tabelës së re komanduese
USAIDKosovo
Tags
Kosovo Stories