Gjuha

Në bodrumin e shkollës së mesme Gjon Buzuku në Prizren, 17-vjeçari Rrezon Krasniqi dhe shokët e tij antarë të klubit të teknikëve të shkollës mblidhen çdo ditë pas mësimit të rregullt. Është një skenë klasike adoleshentësh të shkollës së mesme: nxënësit bëjnë detyrat, hanë pica, dëgjojnë muzikë, mësojnë për provime dhe ndjekin transmetime televizive të ndeshjeve sportive. Përveç kësaj, këta nxënës zhvillojnë edhe biseda të lira rreth temës së tyre më të preferuar: teknologjisë.

Në fillim të vitit 2022, Rrezoni dhe disa antarë tjerë të klubit të teknikëve u inkurajuan që të vënë në sprovë interesimin e tyre të përbashkët për teknologji. Aktiviteti i USAID-it Mbështetja e Adoleshentëve pas Mësimit të Rregullt mbajti një garë të Sfidës së Dizajnimit, me ç’rast u ftuan shkollat e mesme nga i gjithë vendi të dizajnonin teknologji inovative për të zgjidhur probleme të përditshmërisë. Në garë morrën pjesë 21 shkolla dhe 198 nxënës. Klubi i teknikëve të shkollës Gjon Buzuku, që mbështej nga USAID-i, paraqiti dy produkte fituese: “Fermën e mençur” për adhuruesit e bimëve që harrojnë t’i ujisin bimët e tyre të shtëpisë dhe një pajisje matëse të zërit për të ndihmuar klasët dhe bibliotekat të kontrollojnë nivelet e zhurmës.

Rrezoni, i cili udhëhoqi ekipin për të dyja projektet, kishte vijuar disa trajnime përmes USAID-it – në dizajn 3D, zhvillim të ueb-it dhe kodim – të cilat patën ndikim vendimtar në dizajnet e projekteve. Për Fermën e mençur, ekipi krijoi sensorët e lagështisë që ujisin automatikisht bimët e shtëpisë kur thahet dheu, ndërsa për pajisjen e tyre matëse të zërit, ata dizajnuan indikatorë LED me ngjyra për t’i paralajmëruar nxënësit kur bëhen shumë të zhurmshëm.

Kreativiteti dhe inovacioni mbreslënës i ekipit nuk ishin faktorët e vetëm që i kontribuan fitores së tij në garë. Menaxhimi i projektit gjithashtu kërkonte punë të jashtëzakonshme ekipore, komunikim, fleksibilitet dhe vendimmarrje nën presion -- të gjitha këto të ashtuquajtura “aftësi të buta,” të nevojshme për t’i përgatitur të rinjtë për jetë dhe punë në shekullin e 21-të.

Me afrimin e përfundimit të programit të USAID-it pas mësimit të rregullt, Rrezoni dëshiron të sigurojë që shkolla e tij e mesme do të vazhdojë të ofrojë të njëjtat mundësi që atij i hapën mendjen; Ai po ofron që të mbajë trajnime vetë për t'ua përcjellë ekspertizën e tij nxënësve më të rinj. Duke ditur se sa i rëndësishëm ka qenë klubi i teknikëve për të, ai shpreson se grupi i rradhës i të rinjve do të vazhdojë traditën -- e ndoshta edhe do ta ftojnë atë ndonjë ditë t’u bashkëngjitet për të ngrënë ndonjë picë pas mësimit.

 

Image
ADOLESHENTËT E SHKOLLAVE TË MESME MARRIN PËRSIPËR SFIDËN E DIZAJNIMIT TË SË ARDHMES SË TYRE
Rrezoni (djathtas i 2-ti) dhe ekipi i tij me krenari tregojnë punimin e tyre Ferma e Mençur
Qendra e Arsimit të Kosovës (KEC) për USAIDKosovë
Tags
Kosovo Stories