Gjuha


Tetëmbëdhjetë të rinj dhe të reja nga Prishtina përfunduan me sukses edicionin përurues të Akademisë së Lidershipit në Komunitet (CLA), një program ky mësimor transformues 12-javor i mbështetur nga USAID-i.

Akademia e Lidershipit në Komunitet aplikon një qasje inovatore ndaj pajisjes së aktivistëve të rinj të nivelit bazë me mjete të domosdoshme për të inicuar ndryshime pozitive brenda komuniteteve të tyre. Përgjatë 24 moduleve gjithëpërfshirëse, këta individë të talentuar u fuqizuan me njohuri dhe shkathtësi për të ndihmuar në mënyrë efektive organizimin në kuadër të komuniteteve të tyre. Pjesëmarrësit gjithashtu mësuan se si të krijojnë rrjete të çmueshme me organizatat e shoqërisë civile (OSHC-të), zyrtarët publikë, mediet dhe sektorin privat, të cilat do t’u mundësojnë eksplorimin e zgjidhjeve të ndryshme kreative kundrejt sfidave lokale.

Pjesmarrësit identifikuan një sërë çështjesh të komunitetit për hulumtime dhe veprime të mëtejme, si emigrimi i të rinjve, shëndeti mendor, mungesa e mundësive rekreative për të rinjtë kosovarë, etj. Pas shqyrtimit të kujdesshëm, pjesmarrësit morrën një vendim grupor që t'i përqëndrojnë përpjekjet e tyre në adresimin e mungesës së udhëzimit për karrierë të të rinjve dhe zhvillimin e shkathtësive të buta, si çështje kyçe të komunitetit që duhen adresuar.

Akademia e Lidershipit në Komunitet është pjesë integrale e aktivitetit të USAID-it Angazhimi Qytetar, një partneritet ky pesëvjeçar me Fondacionin Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), i cili synon të forcojë lidhjet e shoqërisë civile me njësitë zgjedhore, duke krijuar njëkohësisht vendtakime dhe mundësi për angazhim të zgjedhësve dhe rritje të kërkesës për llogaridhënie.

 

 

Image
Kultivimi i qytetarisë aktive përmes Akademisë së Lidershipit në Komunitet
Njohuritë dhe shkathtësitë që kam fituar gjatë vijimit të akademisë kanë ngjallur tek unë besimin se mund t’i ndihmoj ndërtimit të një të ardhmeje më të mirë për vendin tim - Miranda Karpuzi, pjesëmarrëse e Akademis për Lidership në Komunitet .
USAIDKosovë
Tags
Kosovo Stories