Gjuha

Parregullsitë informative aktualisht konsiderohen si një nga kërcënimet kryesore ndaj demokracisë. Duke qenë njëri nga vendet me depërtimin më të lartë të informimit në Europë, Kosova nuk bën përjashtim sa i përket dezinformimit. Për të diskutuar këtë çështje globale dhe implikimet e saj për Kosovën, NDI-i dhe USAID-i mblodhën shoqërinë civile, gazetarët dhe anëtarët e partive politike në konferencën e dytë mbi dezinformimin DISICON. Tema e këtij viti ishte rritja e dezinformimit në demokracinë dixhitale. Akterët e ndryshëm dhe ekspertët vendor e ndërkombëtar shkëmbyen pikëpamjet dhe përvojat e tyre lidhur me parregullsitë informative, në Kosovë dhe në botë, si dhe praktikat më të mira dhe rekomandimet për t’i luftuar ato.

Në fjalën e tij hyrëse, Ambasadori i Sh.B.A.-së, Fillip S. Kosnet, nënvizoi sfidën e ndarjes së faktit nga fiksioni, të mundurës nga e pamundura. Ai më tej theksoi se gazetarët kanë një rol veçanërisht të rëndësishëm në luftimin e dezinformimit dhe se përgjegjësia parësore e tyre është të flasin të vërtetën në ndërkohë që zgjedhin se çka të shkruajnë, botojnë dhe ndajnë. Në këtë ngjarje gjithashtu morrën pjesë folës dhe panelistë të shquar si Presidenti i NDI-it Derek Micell dhe redaktori dhe shkrimtari kryesor i “The Fact Checker” Glen Kesller.

Konferenca mbi dezinformimin tërhoqi afër 3,000 shikues të transmetimit të drejtpërdrejtë "live stream," arriti deri te 32,000 shikues përmes televizionit nacional dhe gjeneroi mbi 12,800 postime në Facebook dhe 35,000 përshtypje në Twitter. Ngjarje të tilla si kjo tërheqin vëmendjen e publikut tek tema e dezinformimit dhe rrisin ndërgjegjësimin mbi ndikimin e dezinformimit në demokraci dhe zhvillimin e Kosovës.

 

Image
Rritja e ndërgjegjësimit mbi ndikimin e dezinformimit në demokraci
Konferenca DISICON mbi integitetin e informatave
USAIDKosovë
Tags
Kosovo Stories