Gjuha

Sunday, July 10, 2022

 

Gjatë muajit maj, për pesë ditë me rradhë gjatë muajit maj, në pesë komuna të mëdha, akterët qeveritarë, politikë dhe të shoqërisë civile, u angazhuan në debate mbi politikat me zgjedhësit e tyre lokal. Megjithëse panelistët dhe pjesmarrësit përfaqësonin perspektiva të ndryshme nga një sërë partish politike dhe grupesh etnike, ata të gjithë ishin dakord se këto debate kishin një qëllim: avancimin e perspektivave të grave dhe përfaqësimit të tyre në vendimmarrje në nivelin lokal.

Dhjetë vjet më parë, Instituti Demokratik Kombëtar në Kosovë lançoi Javën e Grave (WoW). Që atëherë, çdo vit, me mbështetjen e USAID-it, Java e Grave ka prodhuar programe të dizajnuara për të zgjëruar grupin e grave udhëheqëse lokale të shkathëta në Kosovë. Debatet mbi politikat, si këto pesë që u zhvilluan në maj, u japin grave aktiviste mundësinë që t'u kërkojnë përfaqësuesve të tyre llogaridhënie lidhur me çështjet që kanë rëndësi për to, ndërkohë që zhvillojnë aftësitë e tyre drejtuese.

Njëqind e dyzet pjesëmarrëse të Javës së Grave nga dhjetë vitet e fundit morrën pjesë në debatet e majit, ku diskutuan sfidat e përbashkëta me të cilat përballen komunitetet e tyre: politikat mjedisore në Mitrovicë, punësimin e grave në Prishtinë, politikat gjithpërfshirëse të kujdesit shëndetësor në Pejë, hartimin gjithpërfshirës dhe me bazë gjinore të politikave arsimore në Gjilan, dhe politikat digjitale gjithpërfshirëse në Prizren. Akterët pjesmarrës dolën nga secili debat me ide dhe udhëzime për avokim më të mirë në favor të barazisë së zërit të grave gjatë hartimit të politikave që formësojnë jetët e tyre.

Valdete Idrizi, një pjesëmarrëse e Javës së Grave dhe drejtoreshë e drejtoratit për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Mitrovicës, ishte paneliste në debatin që u zhvillua në komunën e saj. “Kam një lidhje të thellë me këtë aktivitet pasi kam qenë pjesë e tij që nga fillimi… Java e Grave më ka bërë një profesioniste më të mirë dhe tani drejtoreshë më të mirë në drejtoratin komunal të cilin e udhëheqi.” Pas pjesmarrjes së saj në debatin që u zhvillua në Mitrovicë, Valdetja është e bindur se shumë gra dhe vajza janë gati që së shpejti të dalin në skenën politike të Kosovës. Në ndërkohë, themeli që ka hedhur platforma e USAID-it Java e Grave do të vazhdojë të ofrojë rrugë dhe mundësi që këto udhëheqëse të ardhshme të bëhen një forcë e fuqishme politike në Kosovë.

 

Image
GJITHPËRFSHIRJA KA RËNDËSI: PESË DEBATE NË PESË KOMUNA TRAJTOJNË PËRFAQËSIMIN E GRAVE NË POLITIKË
Java e Gruas përfshin gratë nga të gjitha sektoret në Kosovë
NDI Kosovo për USAIDKosovë
Share This Page