Gjuha

 

Indeksi i parë i Cenueshmërisë ndaj Dezinformimit në Kosovë u lançua, me mbështetjen e USAID-it, në nëntor të vitit 2022 dhe do të përditësohet çdo vit. Indeksi i Cenueshmërisë synon të kuptuarit thellësor të dinamikës së vazhdueshme brenda hapësirës së informimit mediatik në Kosovë si dhe qëndrimeve të qytetarëve të Kosovës ndaj çrregullimeve të informimit dhe ndikimit të huaj malinj. Ai bën vlerësimin e tri fushave kryesore: 1. Mjedisit mediatik, 2. Peizazhit politik dhe 3. Percepcionit publik. Indeksi i Cenueshmërisë tregoi se domenet e mjedisit mediatik dhe peizazhit politik janë më të cenueshme ndaj dezinformatave dhe ndikimeve të huaja malinje sesa domeni i percepcionit publik. Sipas këtij indeksi, përgjatë spektrit të cenueshmërise nga 0 deri në 100, mjedisi mediatik është i pozicionuar në pikën 46, peizazhi politik në 45, ndërsa percepcioni publik, si më pak i cenueshëm, në pikën 32, nga 100.

 

Rezultatet u prezantuan si pjesë e Konferencës së katërt vjetore mbi Integritetin e Informatave, “DISICON,” të organizuar nga NDI-i me mbështetjen e USAID-it, e cila mbledh ekspertë, gazetarë dhe folës nga Kosova, rajoni, BE-ja, ShBA-ja dhe Tajvani, për të diskutuar mbi kërcënimet kryesore ndaj hapësirës informative në epokën dixhitale dhe ndikimin e gjeneratës së re të teknologjive të informacionit dhe komunikimit.

 

Sfida e integritetit të informatave, veçanërisht ndikimi i huaj malinj, përbën kërcënim për demokracinë jo vetëm të Kosovës por edhe të gjithë Ballkanit Perëndimor. Prandaj, konferenca DISCON bëri çdo përpjekje për të mbledhur njerëz nga i gjithë Ballkani Perëndimor për t’i adresuar këto sfida të përbashkëta, duke përfshirë edhe pjesmarrësit e Forumit Rajonal për Integritetin e Informatave nga Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina dhe Shqipëria.

 

Pjesmarrësit shkëmbyen praktikat më të mira dhe nisën diskutime mbi bashkëpunimin rajonal me qëllim të ndërtimit të qëndrueshmërisë ndaj sfidave në hapsirën mediatike dhe informative, veçanërisht kërcënimeve që bartin me vete teknologjitë e së ardhmes. DISICON-i është bërë një platformë e rëndësishme rajonale dhe do të vazhdojë misionin e tij me gjetjen e vizionit të përbashkët për ndërtimin e qëndrueshmërisë ndaj sfidave të integritetit të informatave në epokën dixhitale.

 

 

Image
Integriteti i informatave në epokën dixhitale
Alyson Grunder, zv. Shefe e Misionit, Ambasada e ShBA-ve në Prishtinë, në ceremonin e hajpes së DISICON
NDI për USAIDKosovë
Tags
Kosovo Stories