Gjuha


Angazhimi i drejtpërdrejtë i qytetarëve me pushtetin lokal është thelbësor për t'i mbajtur komunat përgjegjëse për çështje që ndikojnë thellësisht në jetën e njerëzve. Aktiviteti i USAID-it Kontrata Sociale luan një rol vendimtar në nxitjen e këtij angazhimi në mes të qytetarëve dhe përfaqësuesve të pushtetit lokal, duke u ofruar qytetarëve një platformë për t’i shprehur prioritetet e tyre.

Nazmi Hasanramaj, antar i Klubit Alpin Prishtina, i cili është pjesë integrale e grupit punues të Agjendës së Kontratës Sociale për Prishtinë, punën e të cilit e lehtëson USAID-i, e vlerëson shumë mundësinë e vënë në dispozicion për t'i paraqitur shqetësimet para zyrtarëve komunalë, adresuar së bashku çështjet dhe vendosur bashkërisht se cilat nisma të komunitetit do të financohen nga ana e komunës.

“Ne jemi shembull i cili dëshmon se agjenda e kontratës sociale funksionon,” thotë Hasanramaj. Sipas tij, takimet e rregullta të organizuara me mbështetjen e USAID-it u kanë mundësuar qytetarëve të kenë qasje të drejtpërdrejtë tek zyrtarët komunal, ndërsa diskutimet kanë rritur të kuptuarit e punës së komunës.

Hasanramaj, i cili gjithashtu është edhe ekspert i turizmit, veçanërisht theksoi përparimet e bëra në zgjërimin e shenjimit të katër shtigjeve të ecjes në Parkun e Gërmisë. Kjo nismë lidh katër fshatra me Parkun dhe adreson njërën nga dy çështjet e komunitetit të përshkruara në Agjendën e Kontratës Sociale për Prishtinë. Në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Shëndetësisë dhe të Parqeve, Nazmiu dhe bashkëqytetarët takohen çdo tremujor për të shtyrë përpara implementimin e zgjidhjes për çështjen e komunitetit që lidhet me Parkun e Gërmisë.

Agjenda e Kontratës Sociale e lehtësuar nga USAID-i përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt rritjes së mundësive për pjesëmarrje dhe angazhim të qytetarëve rreth çështjeve që kanë të bëjnë me qytetin e tyre, dhe, përfundimisht, ndërtimit të komunave të përgjegjshme dhe ndihmesës dhënë qytetarëve për të siguruar qeverisje llogaridhënëse.

Image
Forcimi i bashkëpunimit qytetarë-pushtet lokal përmes Axhendës së Kontratës Sociale
Ne jemi shembull i cili dëshmon se agjenda e kontratës sociale funksionon - Nazmi Hasanramaj.
DI për USAIDKosovë
Tags
Kosovo Stories