Gjuha

 

Megjithëse kanë kalur më shumë se njëzet vjet prej atëherë, lufta në Kosovë vazhdon të ndikojë në zhvillimin e vendit dhe të shkaktojë ndarje në mes të shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës. Për të ndihmuar në kapërcimin e këtyre ndarjeve, USAID-i mbështeti Programin e 7-të të Shkëmbimit të të Rinjve, ku njëzet e tetë të rinj shqiptarë dhe serbë të Kosovës, të moshës 16-30 vjeç, patën mundësinë të shkëmbejnë përvoja, mësojnë mbi pajtimin, ballafaqohen me të kaluarën dhe angazhohen në dialogun ndërkulturor përmes aktiviteteve interaktive dhe joformale. I zbatuar nga Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut (YIHR), ky program intensiv dhe gjithpërfshirës lehtëson vendosjen e marrëdhënieve në mes të të rinjve nga komunitete të ndryshme të cilët kurrë më parë nuk kanë qenë në kontakt të ndërsjellë.

Jona Rexhepi, një 20-vjeçare nga Prishtina, morri pjesë në programin e fundit të shkëmbimit në vjeshtë. “U befasova këndshëm nga çdo gjë, duke filluar nga miqësia që krijuam, dinamika e programit dhe, që ishte më e rëndësishmja, njohuria që fitova mbi kulturën serbe nga miqtë e mi Dimi dhe Andrea. Miqësia e krijuar me Dimin dhe Andrean, të dy serbë nga Mitrovica e Veriut, vazhdon edhe më tutje,” tha Jona. Gjatë gjithë kohëzgjatjes së programit, të rinjtë u përballën me pyetje që i nxitnin të mendonin dhe ata shkëmbyen pikëpamje, përvoja dhe opinione mbi të kaluarën e dhimbshme të Kosovës dhe mbi punët që duhen bërë për të ndërtuar një të ardhme më paqësore. Programi më tej synon t'i bashkojë të rinjtë kosovarë përmes projekteve të përbashkëta në video produksion, fotografi, rrëfim të tregimeve dhe shfaqje teatrale.

Një pjesë e rëndësishme e programit ka të bëjë me të kaluarën dhe vizitat memorialeve, me qëllim të trajtimit të aspektit emocional të pajtimit, ku sesionet e reflektimit u ofrojnë pjesmarrësve mundësi që t’i diskutojnë ndjenjat, mendimet dhe përvojat e njëri-tjetrit.

Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut, një nga partnerët lokalë të USAID-it që punon në pajtim, është vazhdimisht e angazhuar me të rinjtë kosovarë të përkatësive të ndryshme etnike në përpjekje për të krijuar një mjedis ku të rinjtë mund të fokusohen në vendosjen e marrëdhënieve të ndërsjella, explorimin e interesimeve të përbashkëta dhe ku mund t’i shkëmbejnë ndjenjat dhe përvoja e tyre për të ndërtuar së bashku një të kuptuar të përbashkët të së kaluarës.

 

Image
Tubimi i të rinjve për t'u ballafaquar me të kaluarën dhe ndërtuar një të kuptuar të përbashkët
Të rinjtë u përballën me pyetje që i nxitnin të mendonin dhe ata shkëmbyen pikëpamje, përvoja dhe opinione mbi të kaluarën e dhimbshme të Kosovës dhe mbi punët që duhen bërë për të ndërtuar një të ardhme më paqësore.
Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut (YIHR) për USAIDKosovë
Tags
Kosovo Stories