Gjuha

Muajin e kaluar, USAID-i nisi aktivitetin e ri pesëvjeçar Kontrata Sociale, të dizajnuar për t’i fuqizuar komunitetet të bashkëpunojnë në mënyrë më efektive me qeveritë e tyre lokale. Kur qytetarët janë të angazhuar, qeveritë marrin komentet dhe opinionet që u nevojiten për t'u shërbyer më mirë zgjedhësve të tyre dhe për t’i përmirësuar vendet ku ata jetojnë. Kur qeveria është e përgjegjshme ndaj nevojave të qytetarëve, ajo përmirëson perceptimin e saj nga ana e publikut duke u bërë llogaridhënëse dhe e besueshme në sytë e tyre.

USAID-i hyri në partneritet me organizatat “Democracy International” dhe “Development Professionals, Inc.” për të pilotuar aktivitetin Kontrata Sociale në pesë komuna të Kosovës gjatë një periudhe dyvjeçare. Akterët kyq në secilën komunë (si qytetarët, zyrtarët qeveritarë, ofruesit e shërbimeve publike dhe antarët e këshillave të fshatrave) do të bashkpunojnë ngushtë për të identifikuar se cilat pengesa, mundësi dhe burime ekzistojnë në kuadër të komuniteteve të tyre dhe si këta faktorë ndikojnë në shkallën në të cilën komuniteti merr pjesë në vendimet e pushtetit komunal.

Akterët nga qeveritë komunale dhe komunitetet në pilot komunat do t’i përdorin informatat për të dizajnuar së bashku, me mbështetjen e partnerëve të USAID-it, plane të pershtatura të veprimit. Planet do të përfshijnë instrumente që qytetarët do të mund t’i përdorin për t'u angazhuar në mënyrë efektive me përfaqësuesit e qeverive komunale. Secili komunitet pilot do të punojë për të zgjidhur së paku dy çështje që prekin komunën e tyre, duke i mbajtur qytetarët të angazhuar gjatë gjithë procesit dhe përmbushur nevojat e të gjitha palëve të interesuara.

Në fund të fazës dyvjeçare të pilotimit, akterët dhe partnerët e USAID-it do të bashkpunojnë për të identifikuar se cilat praktika u treguan efektive dhe të realizueshme në mënyrë që komunitetet dhe komunat të mund t’i përsërisin në të ardhmen. Partnerët e USAID-it do të zhvillojnë rekomandime për shkallëzimin e këtyre praktikave në më shumë komuna tjera në Kosovë.

Qëllimi i aktivitetit të USAID-it Kontrata Sociale është t’u ndihmojë qytetarëve lokal t’i shfrytëzojnë burimet që posedojnë për t’i shprehur në mënyrë efektive shqetësimet e tyre dhe ushtruar ndikim në vendimet që prekin jetët e tyre.

Image
Forcimi i partneritetit në mes të qytetarëve dhe pushtetit komunal
Kosovës i nevojtet një qytetari e angazhuar
USAIDKosovo
Tags
Kosovo Stories