Gjuha

Në vjeshtën e vitit 2021, qytetarët e Kamenicës, komunë kjo në pjesën lindore të Kosovës, hynë në partneritet me administratën komunale për të vendosur se cilat nevoja publike duheshin adresuar në vitin e ri. Si rezultat i aktivizmit të tyre, buxheti i ri komunal i Kamenicës tani përfshin financimin për zgjidhjen e shqetësimeve më urgjente të qytetarëve: ndërtimin e rrugëve në katër fshatra, ndriçimin publik në tri fshatra, heqjen e deponisë ilegale pranë lumit Krivarekë dhe rindërtimin e tri urave. Puna në shumë prej këtyre projekteve, të cilat do të sjellin përmirësime të prekshme për banorët, tashmë ka nisur, 

Rrjeti i Lëvizjes për Paqe (NOPM), përfitues i grantit të aktivitetit të USAID-it Bashkëpunimi në Komunitet (CCA), dizajnoi Kartelat e Investimeve të Qytetarëve, një instrument ky që ua lehtësoi qytetarëve të Kamenicës t’i shprehin mendimet e tyre mbi atë se si duhet të shpenzohen fondet komunale. Kartelat u plotësuan nga dyqind qytetarë anembanë komunës.

Më pas NOPM-ja mbështeti komunitetin në organizimin e disa ngjarjeve për të avokuar për prioritetet që kishin dalë nga Kartelat e Investimeve të Qytetarëve. Ata mbajtën debate publike me stafin komunal, ofruesit e shërbimeve komunale dhe qytetarët; organizuan dëgjime publike me komisionin komunal për hartimin e buxhetit; dhe mblodhën qytetarët, këshillat e fshatrave dhe akterët e shumtë të qeverisjes lokale së bashku për diskutim. Për shkak të aktivizmit kolektiv të komunitetit, autoritetet komunale ishte më të informuara mbi shqetësimet e tyre dhe të gatshme për të ndërmarrë veprime të fokusuara.

Aktiviteti i USAID-it Bashkëpunimi në Komunitet do të përfundojë këtë muaj, por nismat e suksesshme të angazhimit të komunitetit si kjo i kanë ofruar një plan konkret komunitetit të Kamenicës. Nexhmedin Zubaku, një qytetar nga Kamenica, tha lidhur me përvojën: “Më vjen mirë që patëm mundësinë t'i shprehim kërkesat dhe problemet sepse ne i dimë më së miri shqetësimet tona... Mendoj se është një ide që duhet të vazhdojë në të ardhmen sepse zërat e qytetarëve duhen dëgjuar.”

 

Image
Qytetarët e Kamenicës marrin pjesë në planifikimin e buxhetit komunal për t’i zgjidhur shqetësimet urgjente
Qytetarët marrin pjesë në planifikimin e buxhetit komunal për t’i zgjidhur shqetësimet urgjente
USAIDKosovo
Tags
Kosovo Stories