Gjuha

Arsimimi luan një rol thelbësor në rritjen e qëndrueshmërisë së studentëve dhe mund t’i kontribuojë përfundimisht ndërtimit të një kulture të paqes. Ai mund të rrallojë rastet e paraqitjes së radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm që shpien drejt terrorizmit. Mirëpo, për të luajtur këtë rol të rëndësishëm, shkollat duhet të konsiderohen hapësira të sigurta, si fizikisht ashtu edhe psikologjikisht, nga nxënësit e tyre. Mësimdhënësit kanë një rol vendimtar për të luajtur duke qenë se ata krijojnë mjedisin në klasët ku punojnë. Një mjedis shkollor i sigurt dhe pozitiv çon drejt mësimit dhe rritjes, ndërsa në të kundërtën, ai rrit mundësinë e nënshtrimit ndaj ndikimeve negative. Për të siguruar që mësuesit të kenë shkathtësi dhe mundësi të domosdoshme për të krijuar mjedise shkollore të sigurta dhe pozitive, USAID-i ka siguruar fonde për UNDP Kosova në mënyrë që ai të mund të mbështesë Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në përgatitjen e dy doracakëve të kurrikulës për mësimdhënësit e klasëve të ulëta dhe të larta të shkollave të mesme. Doracakët e kurrikulës "Mësimdhënia e Paqes dhe Ndërtimi i Qëndrueshmërisë" do të ndihmojnë fuqizimin e mësimdhënësve në rolin e tyre të krijuesve të mjediseve shkollore të sigurta dhe pozitive.  

Doracakët e kurrikulës "Mësimdhënia e Paqes dhe Ndërtimi i Qëndrueshmërisë" të lançuar më 12 shkurt, demonstruan përkushtimin e Ministrisë ndaj përmbushjes së detyrimit të saj për parandalimin e dhunës në shkolla dhe parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm. Doracakët përshkruajnë mënyrat se si mësimdhënësit mund të parandalojnë kërcënimet ndaj sigurisë së nxënësve, të sfidojnë sjelljet e rrezikshme dhe të krijojnë rrethanat e duhura që nxënësit të mund të marrin vendime të informuara. Materiali në fjalë gjithashtu përfshin mënyrat në të cilat mësimdhënësit mund t’u ndihmojnë nxënësve në ndërtimin e kompetencave thelbësore si aftësia e të menduarit kreativ dhe kritik, komunikimi i efektshëm dhe shkathtësive të tjera jetësore. Në përgjithësi, metodologjia e përfshirë në doracakë do të ndihmojë në forcimin e paqes dhe qëndrueshmërisë në nivel individual, shkollor, të familjes dhe në shkallë komunitetesh.

 

Image
Aktivitetet e angazhimit të komunitetit të të rinjve 
Global Communities per misionin e USAID Kosoves