Gjuha


Nëntëmbëdhjetëvjeçarja Ariana Dernjani nuk e kishte menduar kurrë se ëndrra e saj për të qenë një ndërmarrëse mund të realizohej. Meqë në qytetëzën e saj të Hanit të Elezit adoleshentët nuk kanë shumë mundësi për t’u rritur profesionalisht, Ariana ishte e para që shfrytëzoi rastin kur në korridoret e shkollës u shfaq njoftimi, nga ana e aktivitetit të USAID-it U Takon të Rinjve (Up to Youth), për Shkollën e Ndërmarrësisë.

"Kjo ishte një mundësi transformuese që pati jehonë të madhe nëpër korridoret e shkollës sime. E ngazëllyer, aplikova duke shtuar edhe emrin e shoqës sime, pa dijeninë e saj. Sot, ajo më është mirënjohëse për shtytjen e vogël që i bëra," shprehet me krenari Ariana. U Takon të Rinjve nuk ishte thjesht një aktivitet; ishte një zbulim që i dha Arianës një plan për ta shndërruar pasionin e saj për prodhimin e pjekurinave të ndryshme në një biznes të suksesshëm. Përmes aktiviteteve të mbështetura nga USAID-i, Ariana takoi Azizën, një ndërmarrëse të re e cila ndryshoi këndvështrimin e saj. Rrugëtimi i Azizës e bëri atë të kuptojë se të qenit e re ishte në të vërtetë një avantazh, jo kufizim. Kjo e nxiti të mendojë në përmasa të mëdha dhe ndryshe.

Pas praktikës profesionale që kreu në një pastiçeri, Ariana filloi me prodhimin e ëmbëlsirave në shtëpi, duke i dhënë përparësi freskisë. Ajo përzgjedhë çdo element me kujdes, duke filluar nga përbërësit, qoftë të kultivuar në oborrin e shtëpisë së saj apo të blerë nga prodhuesit vendor, e kështu me radhë. Aktiviteti i USAID-it U Takon të Rinjve i dha asaj më shumë se thjesht zgjuarsi biznesi; ai i’a zgjeroi horizontet, e nxiti të krijojë miqësi të vlefshme dhe, që është edhe më e rëndësishme, i dha asaj pavarësinë.

Ariana me shumë dëshirë u'a komunikon moton e saj të tjerëve, “Falë aktivitetit të USAID-it U Takon të Rinjve, unë eci rrugës sime me vetbesim, duke i frymëzuar vajzat tjera që të ndjekin ëndrrat e tyre.”

 

Image
Nga e frymëzuara në frumëzuese: Ëndrra furrëtare e Arianës
Nëntëmbëdhjetëvjeçarja Ariana Dernjani nga Hani i Elezit nuk e kishte menduar kurrë se ëndrra e saj për të qenë një ndërmarrëse mund të realizohej.
Glloball Komjunitiz (Global Commmunities) për USAID Kosovë
Tags
Kosovo Stories