Gjuha

Monday, December 26, 2022

USAID-i ka hyrë në një partneritet implementues me Fondin e Zhvillimit të Komunitetit (CDF), si një organizatë joqeveritare vendore që ka njohuri, ekspertizë dhe përkushtim ndaj adresimit të prioriteteve lokale. Partneriteti me USAID-in e ka ndihmuar CDF-in në forcimin e aftësive organizative vetanake, thjeshtëzimin e proceseve të brendshme dhe, që është më e rëndësishmja, zbatimin e këtyre praktikave të përmirësuara me organizatat tjera vendore gjatë adresimit të nevojave të komunitetit. Duke i’u nënshtruar Hulumtimit Parakontraktual për Organizatat Joamerikane (Non-U.S. Organization Pre-Award Survey -- NUPAS) për qëllime të këtij partneriteti dhe falë mësimeve të nxjerra nga kjo përvojë, CDF-i i ka integruar udhëzimet dhe parimet e NUPAS-it si pjesë e vlerësimeve parakontraktuale për nëngrantuesit e tij gjatë zbatimit të aktiviteteve që nuk mbështeten nga USAID-i.

“Përmes zbatimit të parimit NUPAS për nevojat e CDF-it kemi siguruar një proces të plotë dhe të detajuar gjatë hulumtimit parakontraktual i cilin na ka mundësuar një vlerësim real të nëngrantuesve tanë,” thotë Artan Avdiu, Drejtor Menaxhues në CDF. “Për më tepër, na ka ndihmuar në forcimin e sistemeve dhe proceseve të brendshme,” përfundon ai.

Ky është një hap përpara, meqë USAID-i kërkon që të ketë më shumë organizata vendore që do të mund të shërbejnë si partnerë implementues dhe të udhëheqin me programe zhvillimore. Në përputhje me politikat e Agjencisë, misioni i USAID-it në Kosovë vazhdimisht kërkon mundësi për t'u angazhuar me partnerë të rinj vendorë, duke u ofruar mundësi që t'i forcojnë kapacitetet e tyre lokale dhe të ndihmojnë në nxitjen e zhvillimit të Kosovës.

Image
Forcimi i partnerëve lokalë përmes avancimit të proceseve organizative
USAID bashkëpunon me partner lokal për të sforcuar aftësit e tyre
Fondi për Zhvillim të Komunitetit (CDF) për USAID Kosovë
Share This Page