Gjuha

Në shtator të vitit 2021, Tringa Ismajli, një grua e re nga fshati Ramjan i komunës së Vitisë, gjeti punën e saj të parë në Fondacionin Kosovar të Popullsisë, një organizatë kjo shëndetsore publike. Pas fitimit të shkathtësive kyqe të punësueshmërisë përmes aktivitetit të USAID-it U takon të rinjve (Up to Youth), Tringa u punësua në një vend pune i cili me gjasë do dukej i paarritshëm për të para vetëm dy vitesh. Shkathtësitë e buta si puna ekipore, komunikimi dhe menaxhimi organizativ e pozicionuan Tringën si një kandidate të fortë për punësim dhe e përgatitën atë për sukses në vendin e saj të punës.

Aktiviteti U takon të rinjve mbështet të rinjtë nga komunitetet e margjinalizuara si Tringa. “Ndjehem e sigurt dhe e qetë për shkak të shkathtësive që kam fituar… gjë që më jep paqe mendore, por edhe një ndjenjë të të qenit e fuqizuar.” thotë Tringa. Pas përfundimit të trajnimit për aftësi të buta me U takon të rinjve në vitin 2019, Tringa vijoi një praktikë profesionale gjashtëmujore me po të njëjtin aktivitet në vitin 2021. Ajo i zbatoi shkathtësitë që kishte fituar në trajnim gjatë praktikës së saj profesionale. Pas përfundimit të praktikës profesionale, Tringa ishte më se e gatshme për të marrë përsipër sfidën e punësimit me pagesë.

“Kur pashë Tringën për herë të parë gjatë angazhimit në terren, kuptova se sa mirë ishte e përgatitur për këtë punë,” thotë Mirlinda Hajdari, koordinatore e lartë shëndetësore pranë Fondacionit. "Shumë të rinj që fillojnë punën e tyre të parë kanë nevojë për shumë udhëzime ... ky nuk ishte rasti me Tringën ... ajo filloi menjëherë me organizimin e trajnimeve në terren."

Avancimi i shkathtësive të punësueshmërisë tek të rinjtë rrit ndjeshëm gjasat e tyre për punësim. Ai gjithashtu forcon fuqinë punëtore duke krijuar një prurje të vazhdueshme punonjësish të përgatitur mirë për tregun e punës. Ky është një përfitim i dyfishtë të cilin mund ta konfirmojnë që të dyjat, Tringa dhe Mirlinda.

 

Image
Shkathtësitë e avancuara çojnë të rinjtë deri tek gjetja e punësimit
Ndjehem e sigurt dhe e qetë për shkak të shkathtësive që kam fituar - Tringë Ismajli
Glloball Komjunitiz
Tags
Kosovo Stories