Gjuha

Projektet e USAID-it në Kosovë fokusohen në rritje ekonomike, demokraci dhe qeverisje të mirë, me qëllim të arritjes së sigurisë, prosperitetit dhe stabilitetit të qëndrueshëm. Gjendja e përmirësuar në arsim, shanset ekonomike dhe kualitetin e gjithmbarshëm të jetës, rritë besimin tek serbët në të paturit e një ardhmërie të qëndrueshme në Kosovë.

Disa nga fushat në të cilat Agjencia bën përpjekje janë:

  • Rritja ekonomike me qëllim të zhvillimit të sektorit privat në Kosovë dhe modernizimi i ambientit biznesor, rritja e prodhimtarisë vendore dhe e punësimit si parakusht për rritjen afat-shkurtër dhe afat-gjatë të ndërmarrjeve vendore, si dhe zvoglimi i nevojës për importe.
  • Forcimi i sundimit të ligjit, qeverisjes së mirë dhe demokracisë.
  • Programet e bazuara në komunitet, që kanë rehabilituar dhe ndërtuar infrastrukturën lokale, angazhuar rininë dhe mbështetur ndërmarrjet në zonat minoritare në Kosovë.