Gjuha

 

Duke qëndruar përpara një salle të mbushur me mbi 100 liderë të sektorit energjetik, zëri i Anda Kukajt ishte i fortë ndërsa mesazhi i saj i qartë. "I ftoj të rinjtë dhe të rejat të shqyrtojnë mundësinë e ndërtimit të një karriere të suksesshme në sektorin energjetik, sepse ekziston nevoja për këtë -- dhe, që është më e rëndësishmja, ka vend për kontributin e të gjithëve, pa marrë parasysh moshën apo gjininë," theksoi ajo.

Anda është një inxhiniere e elektroteknikës e fokusuar në energjinë diellore. Pasi fitoi diplomën universitare në inxhinieri elektrike dhe kompjuterike nga Universiteti i Prishtinës, si dhe një diplomë të studimeve dyvjeçare në teknologjinë e inxhinierisë së aplikuar në Shtetet e Bashkuara, ajo përfundoi praktikën profesionale në ELEN, një kompani kosovare që zhvillon projekte në fushën e energjisë së ripërtritshme, falë nismës për praktika profesionale në kuadër të aktivitetit të USAID-it Qëndrueshmëria Energjetike.

Si pjesë e praktikës profesionale, Anda u mentorua nga Shoqata e Grave në Sektorin Energjietik të Kosovës (AWESK). I themeluar në vitin 2017 me mbështetjen e USAID-it, AWESK-u është organizata e parë e shoqërisë civile në Kosovë që fokusohet në pjesmarrjen e grave në sektorin energjetik. Qëllimi i kësaj shoqate, e cila ka me më shumë se 170 antarë, është të avancojë diversitetin gjinor përmes mentorimit, rrjetëzimit, trajnimit në shkathtësi dhe zhvillimit të karrierës. Sesionet e mentorimit dymujor për 15 praktikantë përfshinin udhëzime të përshtatura dhe ekspertizë nga tetë gra profesioniste në sektorin energjetik të Kosovës -- një bashkëpunim kyç ky kur kihet parasysh se vetëm 7 përqind e të punësuarve në këtë sektor janë gra.

Anda, e cila tani është antare e AWESK-ut, foli në konferencën e parë të mbajtur ndonjëherë të kësaj shoqate më 27 shtator. “Qasja e Praktikave të Reja Profesionale në Energjetikë ndaj lidhjes së të rinjve me tregun e punës u ka dhënë shumë prej nesh mundësinë për të krijuar miqësi të reja me njerëz me të cilët ndajmë qëllime të përbashkëta,” u shpjegoi ajo pjesëmarrësve të konferencës. “Ne e kemi parasysh rëndësinë e rrjetëzimit në qasjen bashkëpunuese të këtij programi, jemi të vetëdijshëm për barrierat ekzistuese në këtë sektor por edhe për mënyrat më efikase për t'i kapërcyer ato.”

Grupi i dytë i vijuesve të programit të USAID-it Praktikat e Reja Profesionale në Energjetikë filloi në tetor me 15 vende të reja në një sërë institucionesh private dhe publike të sektorit energjetik anembanë Kosovës.

 

Image
FUQIZIMI I BARAZISË DHE MUNDËSIVE PËR TË ARDHMEN ENERGJETIKE TË KOSOVËS
I ftoj të rinjtë dhe të rejat të shqyrtojnë mundësinë e ndërtimit të një karriere të suksesshme në sektorin energjetik, sepse ekziston nevoja për këtë - Anda Kukaj, inxhiniere
Aktivitieti i USAID-it për Qëndrueshmëri Energjetike (TetraTech)
Tags
Kosovo Stories