Gjuha

 

Mungesa e informatave lidhur me kërkesat specifike të tregut mund të paraqes një sfidë për përpunuesit e ushqimit kur është në pyetje depërtimi i tyre në segmente të reja të tregut. Për të adresuar këtë çështje, USAID-i, në partneritet me Shoqatën e Përpunuesve të Pemëve dhe Perimeve të Kosovës (PePeKo), mbështeti Forumin e Sektorit të Ushqimit, për të promovuar zgjërimin e sektorit të bujqësisë në Kosovë. Ky ishte edicioni i dytë i Forumit të Sektorit të Ushqimit i realizuar me mbështetjen e USAID-it, i cili rezultoi me partneritete të reja dhe të qëndrueshme në kuadër të zinxhirit të furnizimit ndërmjet industrisë së përpunimit të ushqimit të Kosovës, ndërmarrjeve franshiza, kontraktuesve dhe shitësve me pakicë, gjë që ka rëndësi thelbësore për rritjen ekonomike.

Një nga bashkëpunimet e suksesshme që lindën si rezultat i Forumit të Sektorit të Ushqimit është partneriteti i lidhur rishtazi në mes të prodhuesit vendor të ambalazheve miqësore ndaj mjedisit OrtoPaper dhe franshizës Kentucky Fried Chicken (KFC) Kosova. Ky partneritet rezultoi me një kontratë për furnizim të KFC Kosovës me produkte të reja ambalazhimi.

“Suksesi i këtij bashkëpunimi na ka hapur dyer të reja, pasi kompania jonë tashmë është e listuar në bazën zyrtare të të dhënave mbi furnitorët e KFC-së,” tha pronari i OrtoPaper-it Hashim Thaçi. Takimet e ashtuquajtura B2B në mes të ndërmarrjeve, të mbajtura në kuadër të Forumit dhe të mbështetura nga USAID-i, ndihmuan kompaninë e Thaçit që të takohej për herë të parë me blerës vendorë dhe të huaj. I pajisur me teknologji të reja dhe çertifikime, OrtoPaper-i është tashmë në negociim e sipër edhe me franshiza tjera, me të cilat ka vënë kontakte gjatë edicionit të dytë të Forumit, për t’i furnizuar me produkte të ambalazhimit.

Përveç mbështetjes së përpunuesve të ushqimit të Kosovës në vendosjen e lidheve me blerës vendor dhe të huaj, aktiviteti i USAID-it Garo (Compete) në Kosovë gjithashtu po punon me prodhues dhe përpunues në marrjen nga ana e tyre të çertifikimeve të cilësisë së produkteve, të domosdoshme për përmbushjen e kërkesave të blerësve. Kjo mbështetje pritet të mundësojë shumë më tepër bashkëpunime dhe partneritete të qëndrueshme afariste në mes të furnitorëve dhe blerësve, gjë e cila do t’i kontribuoj më tej rritjes së ekonomisë vendore dhe përmirësimit të konkurencës në tregjet vendore dhe të huaja.

 

 

Image
Promovimi i industrisë së përpunimit të ushqimit të Kosovës
Edicioni i dytë i Forumit të Sektorit të Ushqimit rezultoi me partneritete të reja dhe të qëndrueshme në kuadër të zinxhirit të furnizimit ndërmjet industrisë së përpunimit të ushqimit të Kosovës,
DT Glloball për USAIDKosovë
Tags
Kosovo Stories