Gjuha

Doni Fruits, një nga furnizuesit më të mëdhenj të pemëve dhe perimeve në Kosovë, po forcon me sukses proceset e sigurisë dhe cilësisë së ushqimit. Falë mbështetjes së USAID-it, brenda kompanisë u krijua një njësi për trajnim dhe garantim të cilësisë, gjë që i mundësoi Doni Fruits-it të përmbushë standardet e larta ndërkombëtare të domosdoshme për rritje të eksportit.

USAID-i fillimisht trajnoi nëntë punonjës të Doni Fruits në standardet e cilësisë ISO 22000, duke i fuqizuar ata që të bëhen Auditorë Kryesorë të çertifikuar dhe Implementues në sigurinë e ushqimit dhe garantimin e menaxhimit të cilësisë. Kjo çoi në krijimin e njësisë për trajnim dhe garantim të cilësisë brenda kompanisë, gjë e cila drejtoi me sukses Doni Fruits-in drejt fitimit të aprovimit “Restaurant Brands International” (RBI), si një furnizues për zinxhirin e ushqimit të shpejtë Burger King, i cili është prezent në 77 vende anembanë botës.

Ajo që e bën veçanërisht të çmueshme këtë arritje është fakti se Doni Fruits e realizoi atë vetëm përmes kapaciteteve të brendshme, pa asnjë mbështetje nga ndonjë ekspertizë e jashtme. “Kjo është një arritje e madhe për kompaninë tone,” tha Nderim Rexhepi, auditor kryesor i cilësisë në Doni Fruits.

Me njohjen e vlerës së respektimit të standardeve ndërkombëtare të sigurisë së ushqimit në gjithë zinxhirin e furnizimit, Doni Fruits tani është i fokusuar në transferimin e njohurive të fituara tek afërsisht 100 fermerë dhe 10 qendra grumbullimi anembanë Kosovës. Kjo qasje thekson ndikimin e përpjekjeve të USAID-it përmes qasjes së kushtëzuar nga sistemet e tregut, nga e cila përfiton jo vetëm një partner, por i gjithë zinxhiri i prodhimit, nga prodhuesit deri te mbledhësit dhe fermerët.

Marrë në përgjithësi, nga përkushtimi i Doni Fruits-it ndaj garantimit të cilësisë dhe sigurisë së ushqimit nuk po përfiton vetëm biznesi i tyre, por njëkohësisht po përmirësohet edhe reputacionit i Kosovës në tregjet e eksportit.

 

 

Image
Përmirësimi i garantimit të cilësisë çon drejt mundësive të reja në tregjet e eksportit
Falë mbështetjes së USAID-it, brenda kompanisë u krijua një njësi për trajnim dhe garantim të cilësisë, gjë që i mundësoi Doni Fruits-it të përmbushë standardet e larta ndërkombëtare të domosdoshme për rritje të eksportit.
USAIDKosovo
Tags
Kosovo Stories