Gjuha

Gjatë partneritetit mbi 20-vjeçar me Kosovën, ndihma zhvillimore e USAID-it ka ndryshuar dhe maturuar për t’i adresuar nevojat në ndryshim e sipër të një vendi në zhvillim. Me hyrjen e Kosovës në dekadën e dytë të pavarësisë së saj, ndihma e USAID-it u përqëndrua në lehtësimin e llogaridhënies dhe krijimin e mundësive që çojnë drejt qeverisjes efektive dhe transparente, të rrënjosur në sundim të ligjit dhe një sektor të fortë privat. Ndihma dhënë Kosovës në adresimin e sfidave të krijimit të vendeve të punës, luftimit të korrupsionit dhe ndërtimit të urave lidhëse në mes të komuniteteve të ndryshme të Kosovës është e rëndësisë thelbësore, tani që vendi po bën përpjekjet e para të fuqishme në rrugëtimin e tij drejt vetqëndrueshmërisë.

Vitet e para të partneritetit adresuan nevojat imediate humanitare post-konfliktuale me theks të veçantë në ndërtimin dhe rehabilitimin e infrastrukturës bazë, duke përfshirë rrugët, shkollat, qendrat shëndetësore si dhe sistemet e furnizimit me ujë dhe ato të kanalizimeve. U realizuan gjithashtu edhe përmirësimet fillestare në institucionet e lidhura me energjetikë. Nga aspekti institucional, USAID-i fillimisht inkorporoi pjestarë të personelit teknik në çdo nivel të institucioneve kryesore të Kosovës, duke ndërtuar kapacitete organizative dhe njerëzore nga themeli.

Që nga ajo kohë, USAID-i ka luajtur një rol përcaktues në uljen e pengesave ndaj rritjes së sektorit privat – futjen në përdorim të proceseve bashkohore të buxhetimit, vjeljes së tatimit dhe thesarit; zvogëlimin e varësisë nga importet dhe krijimin e një mjedisi më të përshtatshëm për veprimtari afariste; dhe, rritjen e shitjeve dhe punësimit për zhvillim afatgjatë të ndërmarrjeve vendore. Programet arsimore kanë rritur qasjen në arsimin themelor dhe cilësinë e infrastrukturës arsimore si dhe kanë krijuar mundësi më të mëdha për arsimim të lartë në mesin e popullatës së re të Kosovës. USAID-i gjithashtu ndihmoi në krijimin e një kornize bazë ligjore për ekonomi funksionale të tregut, hartoi një kushtetutë, themeloi një gjykatë kushtetuese, krijoi një sistem zgjedhor dhe fuqizoi një shoqëri civile tashmë dinamike dhe vitale.

USAID-i ka bërë një tranzicion nga nisja e ministrive ekonomike dhe agjencive të pavarura tek rritja e aftësisë së këtyre organizatave publike për të menaxhuar me ekonominë e gjithmbarshme. Krahas kësaj, ndihma e dhënë ndërmarrjeve private për të depërtuar në tregje të reja, zhvilluar produkte dhe avancuar shkathtësitë dhe produktivitetin e fuqisë punëtore, ka qenë një shtyllë e rëndësishme e ndihmës së ofruar. Përmirësimet në mjedisin e përshtatshëm afarist dhe atë rregullator rrisin investimet e huaja dhe vendore dhe punësimin në sektorin privat, ndërsa Fondi i ri Kosovar për Garanci Kreditore plotëson këto përpjekje duke rritur qasjen në financa për bizneset e vogla. Mbështetja e USAID-it në nivel ndërmarrjesh rrit cilësinë dhe sasinë e prodhimit industrial dhe bujqësor dhe i lidh këto biznese me blerësit potencial, përfshirë ata në vendet e BE-së.

Kohët e fundit, përpjekjet e USAID-it ndihmuan përmirësimin e efektivitetit të gjyqësorit, rritjen e efiçencës dhe forcimin e transparencës në sektorin e drejtësisë. Pas përfundimit të etapës në vitin 2017, integrimit të organeve gjyqësore të serbëve të Kosovës në pushtetin gjyqësor te Kosovës, USAID-i mbetet i përqëndruar në sigurimin e gjykatave plotësisht funksionale në veri të Kosovës. USAID-i lehtësoi bërjen e shërbimeve gjyqësore që kanë të bëjnë me të drejtat pronësore më të shpejta dhe më efiçente, rritjen e qasjes së grave në pronë, ndërsa përpjekjet në reformën e drejtësisë komerciale vazhdojnë të përmirësojnë efiektivitetin dhe efiçencën e zgjidhjes së kontesteve ekonomike.

Forcimi i llogaridhënies dhe adresimi i korrupsionit në nivelin komunal përmes rritjes së transparencës dhe efektivitetit të sistemeve të prokurimit komunal vazhdon të jetë një objektiv me rëndësi thelbësore, ndërsa aktivitetet shtesë që rrisin kapacitetin komunal për të ofruar shërbime gjithashtu sigurojnë qasshmërinë dhe përgjegjshmërinë e institucioneve ndaj popullatave jo-shumicë të Kosovës.

Image
Puna jonë në Kosovë
Investimi në të ardhmen
USAID