Ish-nxënësit kthehen në shkollën e tyre në Kosovë për t’u prirë ndryshimeve

Ish-nxënësit kthehen në shkollën e tyre në Kosovë për t’u prirë ndryshimeve
Fitim Selimi po përdorë arsimimin e tij të avancuar për të bërë ndryshime në Shkollën e Mesme të Prishtinës, shkollë kjo private amerikane në Kosovë.
Programi i USAID-it Lidershipi Transformues – Bursat dhe Partneritetet.
Të armatosur me diploma nga Sh.B.A.-të, ish-nxënësit janë tani pjesë e personelit
“Studimet e mia të nivelit master nga administimi i biznesit në Sh.B.A. ishin shumë praktike dhe të fokusuara në ndërtim të ekipit dhe udhëheqje. Këto shkathtësi më kanë mësuar si të menaxhoj me ndryshime dhe të drejtoj një organizatë.”

Dhjetor 2016 – Katër ish-nxënës që kanë mbaruar Shkollën e Mesme të Prishtinës i janë kthyer përsëri asaj pas marrjes së diplomave master në Shtetet e Bashkuara, për të bërë një kthesë në punën e saj, si pjestarë të personelit.

Fitim Selimi punonte si asistent i mësimdhënjes në Shkollën e Mesme të Prishtinës kur fitoi bursën e USAID-it në vitin 2014. Dy vite më vonë, pasi mbaroi studimet postdiplomike në Universitetin Willamette, duke fituar diplomën master nga administrimi i biznesit, Selimi u kthye në këtë shkollë në cilësinë e menaxhuesit të afarizmit dhe burimeve njerëzore.  

“Vendosa që përsëri t'i bashkangjitem Shkollës së Mesme të Prishtinës sepse ndjeva nevojën që tani unë t’i kontribuoj sistemit të arsimit në Kosovë,” tha Selimi.

Atij i’u bashkangjitën edhe tre ish-nxënës të tjerë: Marigona Morina, e diplomuar në Universitetin e Arkansasit, ku morri titullin master nga fusha e edukimi – ajo aktualisht në shkollën e mesme jep mësim nga shkencat shoqërore; Yll Sadikaj, i diplomuar në Universitetin e Dakotës Veriore, ku morri titullin master nga elektroteknika dhe inxhinjeringu kompjuterik – ai tani jep mësim nga shkencat kompjuterike; dhe Arben Kacanolli, gjithashtu me diplomë master nga administrimi i biznesit në Universitetin Willamette, i cili po ndihmon rreth marketingut dhe strategjisë.

Falë pëprpjekjeve të tyre të përbashkëta, numri i sivjetëm i nxënësve të regjistruar në këtë shkollë të mesme është rritur për 175 përqind për shkak të aplikimit të strategjiseë së re të marketingut.

“Ajo që e dallon Shkollën e Mesme të Prishtinës është se ne kemi standarde të larta të cilësisë, mësimdhënje rigoroze, dhe pasion për arsimim. Objektet tona gjithashtu janë të nivelit më të lartë,” thotë Selimi. “Ne synojmë të mbjellim ndjenjën për punë ekipore dhe të inkurajojmë fitimin e përvojave praktike.” Selimi dhe të tjerët janë mirënjohës për mundësinë që u është dhënë të studjojnë në universitetet e Sh.B.A.-ve në kuadër të programit të USAID-it Lidershipi Transformues – Bursat dhe Partneritetet.

“Studimet e mia të nivelit master nga administimi i biznesit në Sh.B.A. ishin shumë praktike dhe të fokusuara në ndërtim të ekipit dhe udhëheqje,” shpjegon Selimi. “Të kombinuara së bashku, këto shkathtësi më kanë mësuar si të menaxhoj me ndryshime dhe të drejtoj një organizatë.”

Pas katër muaj pune nga ana e tyre, përmirësimet në shkollë janë tashmë të dukshme. Ish-nxënësit u janë drejtuar ndërmarrjeve lokale duke i angazhuar ato për të ndihmuar në përgatitjen e nxënësve të shkollës së mesme për testimet e standardizuara si dhe për futjen në përdorim të kodimit. Ata po shqyrtojnë edhe mundësinë e zgjërimit të katalogut të tyre për trajnime afariste praktike të studentëve.

Selimi, Morina, Kacanolli, dhe Sadikaj janë në mesin e më shumë se 260 të rinjëve kosovar të cilët kanë fituar diplomë master ose çertifikim profesional përmes programit të USAID-it Lidershipi Transformues – Bursat dhe Partneritetet. Ky aktivitet pesëvjeçar i cili filloi në vitin 2014 ka për qëllim të zhvillojë një kuadër të udhëheqësve të cilët do t’u prijnë ndryshimeve në fushat prioritare ekonomike, politike dhe shoqërore në Kosovë.     

LINKS

Follow @USAIDKosovo, on Facebook, on YouTube

Last updated: January 16, 2018

Share This Page