Të drejtat pronësore sjellin vende të punës dhe rritje të afarizmit për gratë në Kosovë

Të drejtat pronësore sjellin vende të punës dhe rritje të afarizmit për gratë në Kosovë
USAID Angazhimi për Barazi /Qendra për Avokim Trejnim dhe Resource
Dokumentacioni mbi pronën hapë qasjen në kredi
"Regjistrimi i pronës në emrin tim më ka dhënë forcë dhe më ka fuqizuar në masë të madhe!"

Dhjetor 2017 – Valbona Ajeti është një ndër njerëzit me më së shumti entuziazëm, vullnet dhe venosmëri që do të takoni ndonjëherë. Ajo jeton me familjen e saj në fshatin Sllatinë e Epërme – fshat ky në Komunën e Vitisë në Kosovë. Ndërmarrja e saj GRASEP – akronim për “Gratë e Sllatinës së Epërme” – ka 20 gra të punësuara dhe prodhon perime të prezervuara dhe turshi, mirëpo produkti kryesor i saj është ajvari, një salcë e famshme e prodhuar nga specat e kuq që shkon me çdo lloj ushqimi.

“Kur po filloja për herë të parë, njerëzit mendonin se ishim thjeshtë një grup i grave që po bjerrnin kohën kot. Askush nuk na merrte seriozisht, kryesisht për shkak se grate nuk udhëheqin me punë aty ku jetoj unë,” thotë Ajeti duke qeshur.

Ajeti, së bashku me gra të tjera dhe burra nga Vitia, vijoi trajnimin e vazhdueshëm gjatë vitit 2016 për të drejtat e grave, me fokus të veçantë në pronësi dhe të drejtat e trashëgimit, afarizëm dhe shkathtësi të tjera menaxhuese, trajnim ky që u organizua nga OJQ-ja vendore Kosova Gratë për Gratë (KW4W). Trajnimi ishtë pjesë e programit të USAID-it Angazhimi për Barazi i cili ndihmon shoqërinë civile në zhvillimin e politikave që mbështesin grupet e cenueshme dhe të margjinalizuara në Kosovë.

Vendi ka ligje të mira në letër, të cilat garantojnë të drejtat e barabarta të grave në pronësi, mirëpo zbatimi i këtyre ligjeve është shumë i ngadalshëm, kryesisht për shkak të qëndrimeve tradicionale të shoqërisë kosovare. Në Ballkan, e në veçanti në Kosovë, vetëm anëtarët meshkuj të familjes trashëgojnë pronë ndërsa bijat mbesin jashtë testamentit. Ndonëse ligjet sigurojnë shpërndarje të barabartë të pronës në mes të trashëgimtarëve atëherë kur nuk ka testament, presioni i fuqishëm shoqëror i detyron bijat që të heqin dorë nga trashëgimia duke i lënë vëllezërit si të vetmit përfitues të pronës së trashëguar. I njëjti presion ushtrohet edhe nbi meshkujzt të cilët e regjhistrojnë pronën në bashkëpronësi me gratë e tyre.

Pasi mësoi mbi të drejtat e saj, Valbona Ajeti dhe burri i saj regjistruan pronën e tyre në emër të të dyve, në vend të regjistrimit vetëm në emrin e tij. Kjo i siguroi asaj që të mos refuzohej për marrjen e një kredie për zhvillimin e ndërmarrjes së saj nga një bankë vendore.

“Ndërmarrja ime nuk ka qenë gjithmonë kaq e madhe, kisha disa makina dhe një numër të vogël njerëzish të angazhuar. Tani, bartja e një pjese të pronës së trashëguar të burrit tim në emrin tim, do t’i japë një shtytje suksesit tim si afariste,” thotë Ajeti. Ajo tani nuk ka kufizime sa i përket marrjes së kredive dhe zgjërimit të biznesit të saj nga aspekti i hapësirës, pajisjeve më të mëdha dhe një punëtorie shtesë për personelin e saj.

“Regjistrimi i pronës në emrin tim më ka dhënë forcë dhe më ka fuqizuar në masë të madhe,” thotë ajo.

Ajeti i njihte të drejtat e veta, i njihte ligjet, por vendosmëria e saj që t’i realizojë të drejtave e garantuara me liigj ishte thelbësore. “I inkurajoj edhe grate tjera. E drejta e tyre në pronësi është e garantuar me ligj. Asnjë grua nuk duhet të hezitojë lidhur me të drejtat e saj,” thotë ajo.

Sipas një sondazhi të zhvilluar në vitin 2015 mbi të drejtat pronësore, i cili u sposorizuar nga USAID-i, vetëm 16 përqind e grave në Kosovë kanë pronësi mbi tokë. Pjesa më e madhe e tokës është e regjistruar në emër të burrit ose anëtarit më të vjetër mashkull të familjes. Mirëpo, duke u falënderuar grave si Ajeti situata dalëngadalë po ndryshon. Gjithnjë e më shumë çifte po e regjistrojnë token e tyre në emër të të dyve ndërsa më shumë gra po e realizojnë të drejtën në trashëgim.

Megjithëse biznesi i Ajetit është rritur në diçka më të madhe se që ka mundur ndokush i fshatit të saj të imagjinojë, ai nuk është ndryshimi i vetëm në Sllatinë. Qëndrimet e fshatarëve ndaj barazisë gjinore kanë ndryshuar gjithashtu, tani që më shumë gra janë të punësuara dhe po realizojnë të drejtat e tyre në trashëgim.

Nga viti 2015, programi i USAID-it Angazhimi për Barazi ka trajnuar 1540 gra dhe mbi 1500 burra për të drejtat pronësore në komunat e Vitisë, Kaçanikut dhe Shtërpces, ndërsa planifikon të trajnojë edhe 400 gra e burra shtesë para përfundimit të programit në vitin 2018.                   

LINKS

Follow @USAIDKosovo, on Facebook, on YouTube

Last updated: January 17, 2018

Share This Page