Nxënësit Minoritarë Integrohen në Sistemin Arsimor të Kosovës

Speeches Shim

Nxënësit Minoritarë Integrohen në Sistemin Arsimor të Kosovës
Fëmijët mësojnë shkronjat dhe numrat në një klasë parashkollore të qendrës së të mësuarit në Fushë Kosovë.
People in Need
Qendrat e mësimit ndihmojnë studentët të tejkalojnë pengesat gjuhësore
"Vetëm disa vite më parë, unë isha i ulur në të njëjtat banka dhe merrja udhëzime."

Shkurt 2016 - Gjatë viteve të 1990-ta, sistemi i arsimit në Kosovë gjendej në kaos, sidomos për nxënësit nga minoritetet etnike. Për shkollim në gjuhën e tyre amtarë, nxënësit shqipfolës mund të vijonin vetëm mësimin e organizuar në mënyrë joformale dhe privatisht. Fëmijët nga komunitetet minoritare si romët, ashkalinjtë, dhe egjiptasit, në masën më të madhe fare nuk shkonin në shkollë.

Pas luftës së vitit 1999, ka patur një rritje të vazhdueshme të theksit në përmirësimin e cilësisë së arsimit për të gjithë. 

Kur ishte në moshën 12-vjeçare, Ardian Shabani, pjestarë i komunitetit ashkali, i’u bashkangjit një klase të veçantë në kuadër të qendrës së të mësuarit në Shtime të Kosovës, për ndihmë shtesë në kryerjen e detyrave të shtëpisë. Atij kjo i pëlqeu aq shumë sa, dy vera më parë, ai u lajmërua si vullnetarë për të ndihmuar rreth kampit veror vjetor, dhe prapë bëri të njejtën gjë vitin tjetër me radhë. Edhe tani, pasi ka mbaruar shkollën e mesme, ai kthehet në qendrën e të mësuarit çdo ditë të javës, për t’i ndihmuar nxënësit tjerë si udhëzues apo tutorë.

“Vetëm disa vite më parë, unë isha i ulur në të njëjtat banka dhe merrja udhëzime,” thotë ai. Vitin tjetër, shton ai, “dëshiroj që të studjoj në universitet për t’u bërë edukatorë.”  

Në vitin 2009, qendra e të mësuarit në Shtime filloi të ofrojë ndihmë shtesë në kryerjen e detyrave të shtëpisë për nxënësit nga komunitetet minoritare ashkalinj dhe egjiptas. Që nga ajo kohë, qendra ka zgjëruar aktivitetet dhe tani ka në kuadër të saj tri klasë, një bibliotekë, dhe një program veror pesëjavësh.

Kjo qendër e të mësuarit është një nga pesë sosh në Kosovë që USAID-i ka mbështetur nga shkurti i vitit 2014 deri në dhjetor të vitit 2015, me qëllim të përmirësimit të arsimit gjithëpërfshirës. Qendrat administrohen nga organizata Lulediejt e Ballkanit Kosovë në bashkëpunim me organizatën Njerëzit në Nevojë (“People in Need”).  

“Jemi me fat që tani mund të integrojmë më shumë pjestarë të minoriteteve në çdo gjë që bëjmë,” thotë Skender Bajrami, drejtor i shkollës fillore Emin Duraku në Shtime, e cila është nikoqire e qendrës së të mësuarit. “Fillimisht, ne ishim pesimistë sepse druanim që kjo do t’i shpërqëndrojë fëmijët tjerë, mirëpo tani mendojmë se kjo paraqet një përvojë të fuqishme nga e cila përfitojnë të gjithë.  

Kjo qendër nuk u shërben vetëm nxënësve minoritarë. Shumë nga nxënësit shqiptarë, megjithëse përbëjnë shumicën etnike në komunë, janë gjithashtu të interesuar për aktivitetet e ofruara, siç është ndihma në të mësuarit e matematikës, gjuhës, artit figurativ, dhe lëndëve shkencore.

Qendra e të mësuarit në Fushë Kosovë zhvillon një program edhe më të madh se ajo në Shtime, duke përfshirë edhe shumë nxënës romë, krahas atyre ashkalinj dhe egjiptas. Për shkak të faktit se përballet me pengesa shtesë, kjo qendër ofron edhe shërbime shtesë. Për shembull, një pjesë e fëmijëve të shumtë të cilët në shtëpi flasin gjuhën rome, vijojnë klasët në shkolla ku mësimi mbahet në gjuhën serbe. Orët e shumta të ndihmës shtesë në kryerjen e detyrave të shtëpisë, që mbahen në kuadër të qendrës, janë të shpërndara në kohë dhe ndërrime të ndryshme në mënyrë që t’u përgjigjen orarëve të nxënësve dhe interesimit të madh për këtë program. Tre herë në javë, qendra gjithashtu ofron orë mësimi për gratë e rritura, që kanë për qëllim përmirësimin e aftësive themelore të shkrim-leximit dhe mësimin e zejeve të reja.   

Jo më larg se deri në vitin 2008, 50 përqind e nxënësve braktisnin shkollën e mesme në Fushë Kosovë, gjë kjo e cila e shtyri qendrën që të angazhojë ndërmjetësues apo mediatorë për të punuar me të rinjtë në mënyrë që ata të inkurajohen për t’u kthyer prapa në shkollë ose për të mos e braktisur atë fare. Tani, nxënësit që braktisin shkollën janë aq të paktë sa “mund të numërohen në gishtat e një dore,” sipas Rrahmon Stollakut, koordinatorit të qendrës.   

Qendra gjithashtu udhëheqë me të vetmin institucion parashkollor falas në komunë, ku i njofton fëmijët e vegjël me shkronja dhe numra, si në gjuhën shqipe ashtu edhe në atë serbe, në mënyrë që ata të jenë më mirë të përgatitur për të hyrë në sistemin shkollor në moshën 6-vjeçare.

“Ne mësojmë nga dy shkronja në javë – i lidhim ato me ndonjë emër në mënyrë që fëmijët t’i mbajnë në mend,” thotë Artan Asllani, mësues parashkollor. “Ne bëjmë shkronjën A me një litar në dysheme dhe fëmijët mund të ecin mbi të. Pastaj, e vendosim atë në një copë letër të madhe, që të gjithë të mund ta shohin... Sipas asaj që ne vërejmë, fëmijët kanë kontroll të mirë motorik në duart e tyre; ne më tutje i nxisim ata që të shkruajnë në faqe të mëdha të letrës, në fletore... Ata marrin librat dhe përpiqen të lexojnë përmes fotografive. Ata thonë: Kjo është një A!”

Në këtë mënyrë, shumë thjeshtë, nxënësit e rinj fillojnë një arsimim të suksesshëm. Çfarë karriera do të zgjedhin ata pasi të përfundojë arsimimi i tyre?

Koha do të tregojë.  

LINKS

Follow @USAIDKosovo. on Facebook, on YouTube

Last updated: October 09, 2018

Share This Page