Ndërmarrjet kosovare lidhin marrëveshje milionëshe në shitje të reja në tregjet e eksportit

Speeches Shim

Ndërmarrjet kosovare lidhin marrëveshje 14 milionëshe në shitje të reja në tregjet e eksportit përmes ndihmës të USAID-it
Enrad krijoi 11 vende të reja të punës pas pjesëmarrjes së kësaj ndërmarrjeje në panairin Energjetika 2015 në Zagreb të Kroacisë, ndërsa brenda harkut kohor prej tre vjetësh do të ofrojë mundësinë e kryerjes së praktikës profesionale për 75 praktikantë.
Programi i USAID-it për Fuqizim të Sektorit Privat
Ndërmarrjet nga shtatë sektorë të ndryshëm arrijnë suksese të papritura nëpër panaire Ndërkombëtare
“Unë e dija se ekzistonte kërkesa në Zvicër dhe Gjermani, por gjetja edhe e disa tregjeve të reja në Balkan ishte një befasi e këndshme."

Janar 2017 — Kur familja e Taulant Rexhepit në Kosovë bleu ndërmarrjen a sapoprivatizuar të radiatorëve, qëllimi parësor i tyre ishte zvogëlimi i nevojës për import në vendin e ri dhe, mundësisht, përmbushja e kërkesës në rritje për stufa me biomasë. Tre vjet më vonë, kompania e tyre Enrad, tejkaloi të gjitha pritshmëritë në tregun vendor, prandaj ata drejtuan shikimin përtej kufirit. 

Falë mbështetjes së USAID-it, kjo ndërmarrje mori pjesë për herë të parë në një panair ndërkombëtar, në prill të vitit 2015 në Zagreb të Kroacisë. “Interesimi që hasëm në panair ishte i jashtëzakonshëm,” thotë Rexhepi teksa ecën nëpër impiantin e prodhimit ku puntorët janë të zënë me punë rreth kompletimit të urdhërave për pesë kontratat e lidhura në panair me kompani nga katër vende të ndryshme. “Ne tani ballafaqohemi me sfidën entuziazmuese të rritjes dhe racionalizimit të kapaciteteve tona prodhuese në mënyrë që të mund të përmbushim këtë numër të madh përtej parashikimeve të kontratave të reja për eksport.“ Me një investim të rëndomtë prej 3.900 dollarë amerikan nga projekti i USAID-it Fuqizimi i Sektorit Privat, kjo ndërmarrje mori pjesë në panair dhe realizoi mbi 500.000 dollarë amerikan në shitje nga kontratat e lidhura aty. Duke patur parasysh faktin se tregjet europiane kanë filluar të njohin aftësinë e ndërmarrjeve kosovare për të prodhuar produkte të standardeve të Bashkimit Europian me çmime shumë konkurrente, USAID-i ka punuar në drejtim të sigurimit të pjesëmarrjes së kompanive nëpëtr evenimente tregtare gjatë dy viteve të fundit.            

Nga shkurti i vitit 2015, USAID-i ka mbështetur 78 ndërmarrje nga shtatë sektorë të ndryshëm për të marrë pjesë në afro 30 panaire regjionale dhe europiane. Me një investim të gjithmbarshëm prej vetëm 240.000 dollarë amerikan nga USAID-i, kompanitë përfituese parashohin që të realizojnë mbi 14 milion dollarë amerikan në shitje të gjithmbarshme, në bazë të marrëveshjeve të reja të lidhura.

Në mesin e përfituesve është edhe ndërmarrja e mobiljeve KoBA Sh.P.K. Pas 25 vitesh prodhimi të mureve ndarëse të lëvizëshme në Zvicër, pronari Zenun Bajrami e dinte se bartja e prodhimit në Kosovë jo vetëm se do t’i lejonte atij që blerësve Zviceran dhe Gjerman t‘u ofronte mundësi kursimi, por me këtë ai do të krijonte edhe vende të reja të punës në atdheun e tij.

Megjithatë, ai nuk kishte mundur të parashikojë se produkti i tij i ri do të bëhej aq i suksesshëm edhe tek blerësit regjional. KoBA nënshkroi gjashtë kontrata të reja në Panairin Ndërkombëtar të Mobiljeve në Tiranë të Shqipërisë, në mars të vitit 2015. 

“Unë e dija se ekzistonte kërkesa në Zvicër dhe Gjermani, por gjetja edhe e disa tregjeve të reja në Balkan ishte një befasi e këndshme,” shpjegon Bajrami. Me këto kontrata, ai kishte mundur që të dyfishojë personelin e tij dhe të fillojë ndërtimin e një impianti të ri prej 3.500 metrash katrorë.  

Përderisa potenciali për marrdhënje të reja afariste nga panairet ndërkombëtare duket i pakufishëm, vetë përvoja e pjesëmarrjes ka qenë një mundësi e jashtëzakonshme edukative për ndërmarrjet kosovare, të cilat sapo kanë filluar t’i masin aftësitë e veta në tregun e eksportit.  

“Ne merremi me afarizëm nga mesi i viteve të 80-ta, ndërsa përfitimi më i madh nga panairet për ne ka qenë njohja me trended e reja dhe me konkurrencën tonë ndërkombëtare,” thotë Agim Mustafa, menaxhues ekzekutiv i Arta Tex, prodhues i uniformave dhe veshjeve sportive.

Duke i falënderuar pjesëmarrjes në panaire në Tiranë, Duseldorf dhe Bern, ai tani po planifikon që t’u bashkangjitet tre prodhuesve tjerë të veshmbathjeve në hapjen e një salloni ekspozues në Zvicër. Programi pesëvjeçar i USAID-it Fuqizimi i Sektorit Privar, i cili financohet edhe nga Agjencioni Suedez i Bashkëpunimit për Zhvillim Ndërkombëtar, vepron nga korriku i vitit 2014 me qëllim të nxitjes së krijimit masiv të vendeve të punës përmes ngritjes së konkurrentshmërisë së ndërmarrjeve kosovare në sektorët e gatshëm për rritje, siç janë ai i veshmbathjeve, përpunimit të drurit, teknologjisë informative dhe të komunikimit, energjisë së ripërtritshme, turizmit dhe përpunimit të metaleve.    

 

LINKS

Follow @USAIDKosovo, on Facebook, on YouTube

Last updated: January 17, 2018

Share This Page