Boronicat e Kosovës mbushin tregjet e Holandës

Speeches Shim

Boronicat e Kosovës mbushin tregjet e Holandës
Isha shumë e lumtur kur me thanë se mund të vij dhe të punojë,” tha Minire Kelmendi, e cila u punësua kohëve të fundit nga ferma Boost Berries.
Luljeta Kuraja, Programi i USAIDit Zhvillimi Bujqësor dhe Mundësitë Rurale [Tetra Tech]
Si lulëzoi bujqësia si biznes duke punësuar gratë dhe të rinjtë
“Është me rëndësi që punëtorët e mi të jenë të kënaqur. Disa prej këtyre grave të fshatit nuk kanë punuar kurrë në jetën e tyre, dhe këtu ne fermë janë duke siguruar jetesën,”

Gusht 2018 – Kalimi nga një vend pune në administratë në Holandë në kultivimin e boronicave në Kosovën perëndimore i ka pasur anët pozitive dhe negative për Besnik Lilën.

Në Kosovë, boronicat aktualisht kultivohen në një sipërfaqe modeste prej gjithsej 50 hektarësh, në gjashtë zona të ndryshme të prodhimit nga 20 kultivues.

Tri vjet pas themelimit, ferma e Lilës, e cila quhet Boost Berries, është model për agrobizneset lokale, dhe kultivimi i boronicave pritet të përhapet në zonat e tjera të vendit ku kushtet për kultivim janë të përshtatshme.  Kjo fermë është bërë veprimtaria më e madhe e kultivimit të boronicave në vend.

Kosova ka kushte shumë të favorshme klimatike për prodhimtari të cilësisë së lartë, ku prodhimet e boronicave të vendit dalin në treg së paku 30 ditë para konkurrentëve kryesorë të Evropës Lindore.

Në nëntor 2015, një grant i USAID-it i ka ndihmuar Boost Berries që të instalojë një sistem modern të ujitjes pikë-pikë dhe plehërimit për boronicat, të marrë certifikatën ndërkombëtare të sigurisë së ushqimit për prodhimin primar, dhe ka mundësuar punë praktike për ekonomistët e sapodiplomuar në fermë. 

Sfida më e madhe, sipas Lilës 41 vjeç, i cili është bashkëpronar i fermës, është mbështetja e operacioneve të fermës me punëtorë sezonal.

Edhe pse puna sezonale është një burim shtesë i të dhënave, për disa ato janë burim i vetëm i të ardhurav., Në këtë fermë lokale të boronicave në periferi të Pejës, kanë gjetur punë si vjelës rreth 100 punëtorë sezonalë këtë stine të boronicave. Ato janë kryesisht gra që jetojnë në fshatrat përreth Boost Berries.

Meqë secili punëtorë sezonale merr një pagesë ditore fikse dhe një bonus prej 0.40 eurosh (46 centë) për një kilogramë të boronicave të mbledhura, disa prej këtyre grave kanë fituar pagë deri në 700 euro (811 USD) në muaj. Kjo shumë është dy herë më e lartë se paga mesatare në sektorin privat në Kosovë.

“Isha shumë i lumtur kur me thanë se mund të vij dhe të punojë,” sqaroi Minire Kelmendi, vjelëse për herë të parë në fermë.  “Kam mësuar se çka do të thotë të punosh në një fermë profesionale, me menaxherë profesionalë. Familja ime më mbështet që të punojë këtu, dhe të ardhurat janë më se të nevojshme.  Unë do të vazhdoj të punoj këtu çdo verë, nëse më marrin.”

“Është me rëndësi që punëtorët e mi të jenë të kënaqur,” sqaroi Lila. “Disa prej këtyre grave fshatare nuk kanë punuar kurrë në jetën e tyre, dhe këtu në fermë ato fitojnë 37 deri në 38 euro në ditë.  Vërtet mendoj se kemi krijuar një një sistem të mirë të pagesës.  Është punë e mirë sezonale dhe paguhet mirë për ata që punojnë shumë.”

Ferma prej 4.2 hektarësh - e cila së shpejti do të zgjerohet në plantacion të madh të boronicave - gjendet në fshatin Vitomiricë të Komunës së Pejës. Ajo është aq moderne dhe e suksesshme sa që nuk i përngjan një ferme të zakonshme të Kosovës.  Ferma prodhon tetë lloj varietetesh të boronicave, duke prodhuar deri në 50 tonë të frutave të cilësisë së lartë.

“Ne kemi pasur 15 ekonomistë të sapodiplomuar si praktikantë në fermë, me ndihmën e grantit të USAID-it. Tre prej tyre iu kemi ofruar vende pune me orar të plotë,” tha Lila.   “Sot, nëse më pyesni se a do të punësoja një agronom me 20 vjet përvojë apo një të ri të diplomuar, nuk do të mendoja dy herë për të marrë agronomin e sapodiplomuar pasi që ata mësojnë shpejt dhe janë në gjendje të aplikojnë të gjitha sistemet në mënyrë të përkryer, çka është shumë me rëndësi në bujqësi.”

Ferma kohëve të fundit ka filluar të eksportojë boronicat në Holandë.  Nga atje produkti shpërndahet gjithandej Evropës përmes partnerëve të tyre holandez.

Pronarët e fermës kanë plane të mëdha për të ardhmen.  Puna me investitorët holandezë, duke filluar nga vjeshta e këtij viti, ata planifikojnë të rrisin sipërafqen prodhuese edhe për 60 hektarë për kultivimin e boronicave, duke e shndërruar në aktivitet impresiv të kultivimit të boronicave në 65 hektarë.  Zgjerimi do të përfshijë punësimin e 800 deri në 1000 punëtorë sezonalë. Rrjedhimisht, fshatarët lokalë që kërkojnë punë do të duhet të jenë mirënjohës sa i përket mundësive të tjera për punë sezonale dhe pagë.

Programi i USAID-it Zhvillimi Bujqësor dhe Mundësitë Rurale, një aktivitet pesëvjeçar i filluar me 2015, që fokusohet në rritjen e prodhimtarisë bujqësore, tregun dhe përgjigjen ndaj tregjeve.  Programi është i dizajnuar për të përmirësuar qëndrueshmërinë dhe konkurrueshmërinë të agrobizneseve të shënjestruara të Kosovës në tregun e brendshëm dhe eksport.  Deri më sot, programi ka krijuar mbi 3,400 hektarë ferma me teknologji të përmirësuar dhe ka ndihmuar në shitje prej mbi 70 milionë dollarësh. 

 

 

LINKS

 Follow @USAIDKosovo, on Facebook, on YouTube

Last updated: October 09, 2018

Share This Page