Alternativa ndaj Gjykatorës Zgjidhë më Shpejtë Kontestet në Kosovë

Speeches Shim

Alternativa ndaj Gjykatorës Zgjidhë më Shpejtë  Kontestet në Kosovë
Gjatë trajnimit, ndërmjetësuesve u jepen skenaret dhe ata simulojnë seancën e ndërmjetësimit, duke lujtur rolin herë të palëve e herë të ndërmjetësuesit
Programi i USAID-it për Përmbarim dhe Legjislacion Komercial
Më shumë ndërmarrje shfrytëzojnë arbitrazhin dhe ndërmjetësimin
“Unë nuk jamë gjyqtar, për të imponuar ligjin. Unë jam aty për të ardhur deri te një vendim me bashkëpunimin e palëve.””

Shkurt 2016 – Kosova ka një problem ligjor. Më shumë se 400.000 lëndë të grumbulluara të pazgjidhura presin aktgjykimin, dhe lëndët në gjykata mund të zgjasin nga katër deri në gjashtë vite. Numri prej mbi 100.000 aktgjykimeve të papërmbaruara veçanërisht ndikon tek kontestet afariste.  

Me futjen e zgjidhjeve alternative të kontesteve – arbitrazhit dhe ndërmjetësimit – njerëzit në Kosovë kanë më tepër mundësi për t’i zgjidhur kontestet shpejtë dhe ligjërisht. 

Arbitrazhi zakonisht zgjidhë lëndët shumë më shpejtë se gjykatat, të shumtën e rasteve brenda më pak se një viti, ndërsa kur punohet në mënyrë ekspeditive, edhe për më pak se katër muaj. Arbitri nuk ka nevojë që të jetë avokat, megjithëse një avokat duhet të jetë i pranishëm. Pasi njëherë të jetë marrur vendimi, gjykata çertifikon se ai paraqet një verdikt ligjërisht të zbatueshëm i cili nuk mund të apelohet.   

Për një zgjidhje edhe më të shpejtë të kontesteve, palët mund të zgjedhin ndërmjetësimin, ku ato përpiqen që kontestin ta zgjidhin vetë, përmes negociimit, dhe me ndihmën e një ndërmjetësuesi të trajnuar dhe të pavarur, të zgjedhur me pajtimin e të dy palëve. Në rastin tipik, ndërmjetësimi kërkon vetëm dy ose tri seanca. Nëse kontesti nuk zgjidhet deri atëherë, palët mund të provojnë arbitrazhin në vend të tij.

Robert Muharremi ka ndihmuar në hartimin e Ligjit për Arbitazhin në Kosovë dhe ka shërbyer vetë si arbitër në një numër kontestesh; megjithatë, ai vë në dukje se “historikisht, shqiptarët kanë patur mekanizma për zgjidhje alternative të kontesteve që kanë qenë të bazuar në Kanun, një kodifikim ky i ligjeve dhe zakoneve të vjetra me shekuj... Kjo është vetëm një version modern i asaj që kemi bërë për qindra vjet!”

Aq modern, në fakt, sa që zgjidhja alternative e kontesteve (ZAK) paraqet boshtin kurrizor të së drejtës ndërkombëtare. Meqë shtetet e ndryshme kanë sisteme të ndryshme ligjore, kontestet ndërkombëtare vështirë zgjidhen në gjykata. Metoda të ngjashme alternative mund të përdoren edhe për të zgjidhur konteste në mes të kompanive apo individëve.

USAID-i ka ndihmuar në themelimin e tribunaleve të para funksionale të arbitrazhit në Kosovë, të cilat kanë trajtuar lëndët e para në vitin 2012. Oda Ekonomike e Kosovës është nikoqire e Tribunalit të Përhershëm të Arbitrazhit, ndërsa Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka një Qendër për Zgjidhjen Alternative të Kontesteve. Kjo është e vetmja odë ekonomike amerikane në Europë, nga 43 sosh, e cila krahas arbitrazhit ofron edhe ndërmjetësim.

Këto janë të specializuara për të drejtën komerciale dhe kryesisht kanë trajtuar kontestet që kanë të bëjnë me kontratat e ndërtimit dhe polisat e sigurimeve. Palët kontestuese të cilat vendosin të ndjekin rrugën e arbitrazhit mund të zgjedhin, me dakordim në mes tyre, një arbitër (ose një panel prej tre sosh) të aprovuar nga lista, i cili ka përvojë të konsiderueshme nga lëmia e kontestit.    

USAID-i gjithashtu ka ndihmuar edhe themelimin e tre qendrave të ndërmjetësimit jashtë kryeqytetit të Kosovës (në Gjilan, Pejë, dhe Prizren) të cilat aranzhojnë ndërmjetësimin për lëndët që u udhëzohen atyre nga ana e gjykatave, krahas trajtimit të kontesteve të sjella nga vetë palët kontestuese. Këto qendra kanë zgjidhur rreth 700 lëndë, duke përfshirë edhe një nga to ku është shmangur nisja e grevës gjatë një kontesti të rishtë lidhur me marrëdhënjes e punësimit në mes të Korporatës Energjetike të Kosovës dhe Shpërndarjes, në njërën anë, dhe punonjësve, në anën tjetër.  

USAID-i ka dhënë ndihmesë rreth trajnimeve në vitin 2012, si të arbitërve ashtu edhe ndërmjetësuesve, por edhe përmes nismave të informimit publik të bizneseve, sistemit ligjor, dhe opinionit të gjërë, lidhur me përfitimet nga zgjidhja alternative e kontesteve. Për herë të parë, ndërmarrjet filluan të përfshijnë në kontrata klauzola për zgjidhje alternative të kontesteve, ndërsa njerëzit po kontaktojnë të dy odat ekonomike për të pyetur se si funksionon procesi.    

“Me arbitrazh, ju në të vërtetë jeni një shërbim – ju u shërbeni palëve, bazuar në zgjedhjet që ato bëjnë për procedura,” thotë Muharremi. “Ju duhet të respektoni atë për çfarë ato janë dakorduar për sa i përket procedurës (rregullat janë fleksibile)... Unë nuk jam një gjyqtar, për të imponuar ligjin. Unë jam aty që të lehtësoj ardhjen deri te vendimi, me bashkëpunimin e palëve.” 

Përderisa palët në çdo kontest munden vullnetarisht të zgjedhin zgjidhje alternative të kontesteve, një numër në rritje i kontratave afariste në Kosovë po përfshijnë klauzola të cilat përcaktojnë se çfarëdo kontesti i mëvonshëm do të zgjidhet përmes këtij procesi. Kur ngriten paditë, gjyqtarët janë të obliguar që t’i rishikojnë kontratat, dhe nëse një kontratë përmban klauzolë të tillë, gjyqtari do t’u vë këtë në pah palëve në mënyrë që ato të tërheqin lëndën e tyre nga gjykata dhe ta zgjidhin përmes arbitrazhit.  

Themelimi i qendrave për zgjidhje alternative të kontesteve ishte pjesë e programit të USAID-it Sistemet për Zbatimin e Marrëveshjeve dhe Vendimeve, i cili përfundoi në vitin 2011. Megjithatë, përmes programit Rritja e Kapaciteteve për Ofrimin e Shërbimeve të Arbitrazhit, USAID-i vazhdoi që të mbështesë Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe Odën Ekonomike të Kosovës deri në nëntor të vitit 2015, për të shërbyer si arbitra rreth çështjeve që kanë të bëjnë të drejtën komerciale.    

LINKS

Last updated: January 17, 2018

Share This Page