Qasja në regjistrat e gjendjes civile në Kosovë kurrë nuk ka qenë më e lehtë

Speeches Shim

Qasja në regjistrat e gjendjes civile në Kosovë kurrë  nuk ka qenë më e lehtë
Shërbimi i kioskut elektronik u mundëson qytetarëve që me lehtësi të marrin çertifikata të gjendjes civile pa pritur në radhë para zyrave komunale të gjendjes civile.
USAID Avancojmë Kosovën së Bashku [ Chemonics]
Dokumentet e gjendjes civile tani janë të qasshme 24/7
"Marrja e çertifikatave nga regjistrat e gjendjes civile tani është bërë shumë më e lehtë për shkak se më nuk jemi të detyruar të presim në radhë dhe nevoitet vetëm një minutë për të marrë dokumentin e duhur."

Prill 2017— Viteve të fundit, disa qeveri lokale në Kosovë kanë përmirësuar shërbimet për qytetarët e tyre si pjesë e përpjekjeve për arritje të një qeverisjeje komunale më efikase. Megjithatë, përkundër përmirësimit të shërbimeve të gjendjes civile, komunat e Vushtrrisë, Pejës dhe Shtërpcës ballafaqoheshin me vështirësi si pasojë e rritjes së kërkesave për çertifikata të gjendjes civile, si ato të lindjes, gjendjes martesore dhe vendbanimit. 

Shumë pjestarëve të komuniteteve pakicë, si dhe të kthyerve që ishin zhvendosur gjatë konfliktit të viteve 1998-1999 të cilët po riintegrohen në këto komuna, u nevoitet dokumentacioni për të gëzuar shërbime sociale dhe pensione si dhe, që është edhe më me rëndësi, për të kërkuar të drejtat pronësore.

USAID-i, përmes programit të tij Avancojmë Kosovën së Bashku, ka nënshkruar marrëveshje partneriteti me komunat për implementimin e planeve të tyre për ndërtim të kapaciteteve dhe për t’u ndihmuar, përfundimisht, që të rrisin efikasitetin e qeverisjes. Këto marrëveshje përfshinë edhe instalimin e numrit total prej pesë e-kiosqeve nga marsi deri në qershor të vitit 2016. E-kiosqet inovative u mundësuan qytetarëve që në mënyrë efikase t’i marrin dokumentet e nevojshme 24 orë në ditë, 7 ditë në javë.

“Sipas mendimit tim, marrja e çertifikatave nga regjistrat e gjendjes civile tani është bërë shumë më e lehtë për shkak se më nuk jemi të detyruar të presim në radhë dhe nevoitet vetëm një minutë për të marrë dokumentin e duhur. Udhëzimet janë shumë të qarta dhe shërbimi është i lehtë për t’u përdorur,” shpjegon Shaban Beka, qytetar i Vushtrrisë.

USAID-i gjithashtu siguroi udhëzime për përdorimin e e-kiosqeve për zyrtarët komunal dhe përfaqësuesit e komuniteteve, me qëllim të një informimi sa më të mirë lidhur me këtë shërbim të ri. Brenda më pak se një viti, janë përpunuar rreth 7.500 kërkesa përmes e-kiosqeve në tri komunat e lartëpërmendura.

“Qytetarët tanë mund të marrin dokumente të ndryshme të regjistrimit civil pas orarit të rregullt të punës dhe kjo mundësi do të reduktojë rradhët para zyrës komunale të gjendjes civile duke përmirësuar njëkohësisht cilësinë e shërbimeve që ofron komuna jonë,” thotë Bekim Selmani, shef i Zyrës së Gjendjes Civile në Vushtrri.

Avancojmë Kosovën së Bashku i USAID-it, i cili vepron nga prilli i vitit 2014 deri në prill të vitit 2017, ka për qëllim të rrisë bashkëpunimin dhe ndërveprimin konstruktiv ndëretnik në mes popullatave shumicë dhe atyre pakicë në Kosovë, gjë e cila ka rëndësi thelbësore për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.

Mbi 14.000 njerëz kanë qenë pjesmarrës në aktivitete për adresimin e nevojave sociale, papunësisë dhe përmirësimit të shërbimeve komunale në 16 komuna. Rreth 24.000 njerëz kanë patur përfitime nga gati 50 projekte të realizuara.         

LINKS

Follow @USAIDKosovo, on Facebook, on YouTube

Last updated: January 17, 2018

Share This Page