Llogaritë bankare nuk janë më vendstrehime të sigurta për borxhlinjtë në Kosovë

Speeches Shim

Llogaritë bankare nuk janë më vendstrehime të sigurta për borxhlinjtë në Kosovë
Isa Shala, përmbarues i cili përdor Regjistrin Bankar të Kosovës
USAID Zbatimi i ligjit për Kontrata
Softueri tani u mundëson gjykatave t’i zbatojnë vendimet dhe parandalojnë mashtrimet
“Gjykatat tani kanë një mekanizëm efektiv dhe efiqent për ekzekutimin e detyrimeve kundrejt llogarive bankare.”

Qershor 2018 — Borxhlinjtë në Kosovë nuk mund të mbështeten më në favore dhe lidhje personale për t’iu shmangur pagesave, ndërsa bankat tani mbajnë përgjegjësi për llogaritë e debitorëve falë ekzekutimit të detyrimeve në mënyrë automatike, gjë e cila pothuajse eliminon mundësitë për sjellje koruptive.

Regjistri i Llogarive Bankare në Kosovë i menagjuar nga Banka Qendrore e Kosovës vazhdimisht mirëmban informata të përditësuara mbi afro 2.5 milion llogari bankare në sistemin bankar komercial të Kosovës. Një funksion i thjeshtuar i cili i është shtuar softuerit të regjistrit po ndihmon në parandalimin e mashtrimit dhe përfundimisht po adreson praktikat korruptive.

USAID-i, përmes projektit të tij Zbatimi i Ligjit për Kontratat, ndihmoi avancimin e softuerit të Regjistrit të Llogarive Bankare (RLlB) dhe e integroi atë në një metodë tërësisht automatike të zbatimit të vendimeve gjyqësore kundrejt llogarive bankare të debitorëve. Përmes këtij sistemi të avancuar, subjektet zbatuese si përmbaruesit privat dhe nëpunësit përmbarimor gjyqësor duhet të përdorin këtë portal online për t’i ekzekutuar detyrimet kundrejt llogarive bankare. USAID-i gjithashtu ka trajnuar gjyqtarët, personelin përmbarimor të gjykatave dhe përmbaruesit privat në përdorimin e regjistrit duke u mundësuar atyre që, për herë të parë, të kenë qasje në informata lidhur me llogaritë bankare.  

Kur një bankë njoftohet lidhur me një urdhër për ekzekutimin e detyrimeve të lëshuar nga gjykata ose përmbaruesi privat përmes regjistrit, banka është e detyruar me ligj që brenda një ore të bllokojë të gjitha llogaritë bankare të debitorit. Atij gjithashtu i pamundësohet tërheqja e mjeteve financiare, bartja e tyre në llogari tjera por edhe hapja e llogarive të reja në ndonjërën nga bankat tjera komerciale në Kosovë përderisa nuk bartet në llogarinë e kreditorit shuma e plotë e cila i detyrohet ose tërheqet urdhëri për ekzekutimin e detyrimit.

Nga janari i vitit 2016, janë ekzekutuar mbi 6.500 vendime gjyqësore kundrejt llogarive bankare përmes procedurave përmbarimore, gjë e cila ka rezultuar me kthimin e mjeteve të detyruara në shumën mbi 3.86 milion euro (4.4 milion dollarë amerikan).

Në të kaluarën, ekzekutimi i vendimeve gjyqësore ishte një proces i cili merrte shumë kohë dhe u shkonte për shtati praktikave korruptive. Përmbaruesve u duhej që të takoheshin ballë për ballë me përfaqësuesit e bankave, shpesh edhe nga disa herë. Kishte raste kur bankat shpërfillnin urdhërat për ekzekutim të detyrimeve, fshihnin llogaritë bankare nga gjykatat ndërsa klientët i këshillonin që t’i bartnin mjetet financiare në llogari tjera apo t’i tërhiqnin ato në tërësi duke mos lënë asgjë që do të mund të konfiskohej.

Kjo sjellje kishte një efekt dekurajues në mjedisin afarist. Kreditorve u mohohej rekursi për të kthyer mjetet të cilat debitorët u kishin borxh derisa me miliona euro mbaheshin peng. Gjithashtu, bizneset ngurronin që të hynin në transaksione komerciale si pasojë e mosbesimit në sistemin e përmbarimit. Kishte ndërmarrje që detyroheshin të ndalojnë veprimtarinë dhe të tjera që braktisnin planet për zgjërim dhe rritje.

Besimi i komunitetit afarist në sistemin gjyqësor, veçanërisht në zbatimin e të drejtës tregtare, është i rëndësisë thelbësore për promovimin e konkurrencës dhe tërheqjen e investimeve të huaja dhe vendore.

“Është një hap përpara drejt reformimit të sistemit të përmbarimit në Kosovë. Gjykatat më në fund kanë një mekanizëm efektiv dhe efiqent për ekzekutimin e detyrimeve kundrejt llogarive bankare,” thotë Isa Shala, përmbarues privat dhe ish-gjyqtar i Gjykatës së Apelit.

Banka Qëndrore e Kosovës i mbikqyrë bankat komerciale dhe ka autoritetin për t’u shqiptuar atyre gjoba në shumën prej 200 deri në 5.000 euro (230 deri në 5.800 dollarë amerikan) në rastet kur ato dështojnë të përmbushin kërkesat ligjore dhe rregullative.

Ekzekutimi automatik i detyrimeve në bazë të vendimeve gjyqësore kundrejt llogarive bankare të borxhlinjëve ndihmon forcimin e zbatimit të kontratave dhe mbrojtjen e interesave komerciale – një aspekt ky i aktivitetit të USAID-it Zbatimi i Ligjit për Kontratat, i cili vepron nga viti 2013 deri në vitin 2018. Ky projekt është dizajnuar për të rritur besimin në sundimin e ligjit si dhe për të nxitur një rritje ekonomike të fuqishme dhe të qëndrueshme në Kosovë.                                

 

LINKS

 Follow @USAIDKosovo, on Facebook, on YouTube

Last updated: June 15, 2018

Share This Page