Tregimet Tona | Kosovo

Last updated: August 10, 2020

gusht 10, 2020

Organizatat e shoqërisë civile (OShC) me qendër në Prishtinë me arritje në monitorimin e prokurimit publik, zgjerojnë shtrirjen e tyre në më shumë komuna duke mbështetur OShC-të lokale që të bëjnë të njëjtën gjë. OShC-të e kanë pasur të vështirë të ndjekin prokurimet e qeverisë në nivelin lokal në të kaluarën.  Për ta mbushur këtë hendek, aktiviteti i USAID-it për Komunave Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse (TEAM) themeloi partneritet me CiviKos, një platformë bashkëpunuese me mbi 240 OShC anëtare aktive në nivel kombëtar dhe lokal.

korrik 21, 2020

Programi i USAID-it Lidershipi Transformues (TLP) – komponenta Korpusi i Qytetarëve, ka përgatitur një kuadër liderësh, të cilët janë duke punuar si agjentë për ndryshime pozitive në Kosovë. Bursat e TLP janë financuar nga qeveritë e Kosovës dhe të Shteteve të Bashkuara. Pas diplomimit dhe kthimit të tyre, TLP Korpusi i Qytetarëve ka sistemuar në sektorin publik, privat dhe të shoqërisë civile, për të dhënë shërbime vullnetare profesionale anembanë Kosovës, 169 të diplomuar të TLP nga programet e magjistraturës.

korrik 21, 2020

Para programit të USAID-it për Fuqizimin e Sistemit të Drejtësisë (JSSP), gjykatat në Kosovë pranonin lëndë pa bërë një kontroll themeltar të vlefshmërisë për tu siguruar që të gjithë dokumentet thelbësorë ishin të përfshira para paraqitjes së lëndës. Kjo ka bërë që shumë lëndë të bllokohen në gjykata për shumë vite, vetëm që të më pas të kthehen mbrapsht për mungesë dokumentacioni ose mos pagesë të taksës gjyqësore, duke shkaktuar vonesa të konsiderueshme në qasjen e qytetarët të Kosovës në drejtësi.

korrik 21, 2020

Në përgjigje ndaj sfidave të fundit në mbarë botën në lidhje me financat e sektorit publik dhe aktivitetet ekonomike të sektorit privat, Ministria e Financave e Kosovës (MF) dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) zhvilluan një forum virtual më 22 maj, të mbështetur nga Programi i USAID-it për Qeverisjen Ekonomike. Përfaqësuesit e biznesit u bashkuan virtualisht në konferencën në internet për të diskutuar ndikimin e masave të reagimit në financat publike, si dhe rolin e ardhshëm të sektorit privat.

korrik 6, 2020

Kosova ka hyrë në një fazë të re të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve si rrjedhojë e kufizimeve për mbrojtje të shëndetit publik dhe parandalimit të përhapjes së COVID-19. Në mesin e muajit mars 2020, Kosova zvogëloi shërbimet në gjykata, duke kufizuar seancat dëgjimore vetëm në raste të paraburgimit dhe dhunës në familje. Mijëra qytetarë me konteste civile vazhdonin të kishin nevojë për zgjidhje të rasteve të tyre, por kanë mbetur në situatë pasigurie.

Pages