Institucionet e Kosovës zotohen se do të jenë prijës të ndryshimeve në prokurim publik

Speeches Shim

E enjte, 8 shtator, 2022
Ambasadori i ShBA-ve Xhefri M. Huvenier dhe drejtorja e misionit të USAID-it për Kosovë Zejnah Salahi së bashku me përfaqësuesit e institucioneve që kanë premtuar përmirësim në prokurimin publik
Yll Selmani, Ambasada e ShBA-ve në Prishtinë

Në ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumeve të Mirëkuptimit, të mbajtur më 27 korrik në Ambasadën e Sh.B.A.-së në Prishtinë, trembëdhjetë institucione qëndrore dhe lokale të Kosovës shprehën përkushtimin e tyre ndaj vazhdimit të punës me USAID-in në reformimin e prokurimit publik. Nënshkruesit u zotuan se do të vazhdojnë të avancojnë në transparencë dhe llogaridhënie brenda institucioneve të tyre vetanake, dhe se do të jenë prijës të ndryshimeve dhe shëmbëlltyrë e integritetit dhe respektit ndaj parimeve më të larta etike për komunat tjera në Kosovë dhe më gjerë në rajonin e Ballkanit.

“Mbështetja e përpjekjeve në luftën kundër korrupsionit është një nga prioritetet e mia kryesore këtu në Kosovë. Prania juaj këtu sot, dëshmon qartë se edhe ju keni këtë në mesin e prioriteteve tuaja kryesore, siç është rasti edhe me shumë nga institucionet publike qëndrore dhe komunale të Kosovës, shoqërinë civile dhe akterët e sektorit privat,” tha ambasadori i Sh.B.A.-së Jeffrey Hovenier në fjalimin e tij para pjesmarrësve. Prezente në këtë ngjarje ishin ministritë relevante, komunat partnere dhe institucionet qendrore si Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP), Instituti i Kosovës për Administratë Publike (IKAP), Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP), Njësia Qendrore e Harmonizimit e Ministrisë së Financave (NJQH) dhe Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA).

Në emër të Qeverisë së Kosovës foli Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i cili ripërsëriti se institucionet e Kosovës mbeten të përkushtuara ndaj reformimit të proceseve të prokurimit publik. Murati theksoi se përparimi i këtyre përpjekjeve reformuese është i lidhur ngushtë me luftën kundër korrupsionit, që është prioritet i Qeverisë së Kosovës.

Ngjarja shënoi fillimin e aktivitetit të USAID-it Integriteti Komunal në Kosovë, i cili do të adresojë korrupsionin në prokurim publik dhe ofrimin e shërbimeve jocilësore – sfida këto të kahmotshme me të cilat përballet Qeveria e Kosovës (QK). Aktiviteti do t’i mbështesë përpjekjet në përmirësimin e menaxhimit financiar në prokurimin komunal dhe forcimin e mekanizmave të llogaridhënies brenda dhe jashtë qeverisë. Duke punuar me pushtetet lokale, organet e llogaridhënies të nivelit qëndror, sektorin privat, shoqërinë civile dhe mediet, USAID-i do të promovojë një qeverisje lokale më llogaridhënëse dhe të përgjegjshme ndaj nevojave të qytetarëve.

Last updated: November 25, 2022

Share This Page