USAID-i OBLIGON 500,000 DOLLARË AMERIKAN MJETE SHTESË PËR TË MBËSHTETUR MASAT PARANDALUESE NDAJ COVID-19 NË KOSOVË

Pakot higjienike të financuara nga USAID
Pakot higjienike të financuara nga USAID
Xheraldina Cernobregu, USAID

Për Shpërndarje të Menjëhershme

E premte, 22 maj, 2020
Xheraldina Cernobregu
+383 38 5959 3000

Prishtinë, 22 maj 2020 – Shtetet e Bashkuara, përmes Agjencisë së Sh.B.A.-ve për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), kanë obliguar një shumë shtesë prej 500,000 dollarësh amerikan për të mbështetur masat parandaluese ndaj përhapjes së COVID-19 në Kosovë. Deri më tani, USAID ka obliguar mbi 1.6 milion dollarë merikan për të mbështetur masat parandaluese ndaj përhapjes së COVID-19 në Kosovë. 

Që nga rasti i parë i infeksionit me COVID-19, i cili u konfirmua më 13 Mars 2020, ndihma e USAID u përqëndrua në bashkëpunimin me punëtorët e vijës së pare të frontit dhe komunitetet për të ngadalësuar përhapjen, siguruar kujdesin për të prekurit si dhe pajisjet e nevojshme për të luftuar kundër COVID-19. Për shembull, ne kemi shpërndarë 239 pako higjienike nëpër qendrat shëndetësore, 8950 pako familjare dhe 1200 pako për fëmijë në të gjitha 38 komunat e Kosovës.

Lufta kundër COVID-19 ende nuk ka mbaruar, prandaj kjo ndihmë shtesë nga populli amerikando të vazhdojë të sigurojë mbështetje operacionale dhe të rrisë aftësinë e reagimit të duhur nga ana e Kosovës në ndalimin e përhapjes së mëtutjeshme të COVID-19 dhe zbutjen e pasojave të saj.  Gjatë 20 vjetëve të fundit, shuma e gjithmbarshme e mjeteve të investuara nga Shtetet e Bashkuara për të ndihmuar Kosovën tejkalon 772 million dollarë amerikan.

Për më shumë se gjysmë shekulli, Shtetet e Bashkuara kanë qenë kontribuesi më i madh i sigurisë shëndetësore globale dhe ndihmës humanitare. Ne ishim në vijën e parë të luftës kundër Ebolës, vazhdojmë te mbështesim vendet që luftojne kundër HIV/AIDS-it, tuberkulozit, malaries dhe sëmundjeve të tjera infektive, dhe poashtu do të udhëheqim përgjigjen globale ndaj sëmundjes së koronavirusit të ri (COVID-19).

Që nga shpërthimi i COVID-19, Qeveria e Sh.B.A.-ve ka zotuar më shumë se 900 milion dollarë amerikan ndihmë, që veçërisht synojnë luftimin e pandemisë. Ky financim do të shpëtojë jetë duke përmirësuar arsimimin mbi shëndetit publik, mbrojtur punonjësit shëndetësor, forcuar sistemet laboratorike, rritur mbikëqyrjen e sëmundjes si dhe kapacitetin e reagimit të shpejtë në më shumë se 120 vende të botës.                                                          
                                                                                           # # #

Last updated: May 22, 2020

Share This Page