USAID-i dhe BE nënshkruajnë Letër Marrëveshje

USAID-i dhe BE nënshkruajnë Letër Marrëveshje
Drejtoresha e USAIDit Kosovë Lisa Magno dhe Shefi i Sektorit të Bashkëpunimit të Bashkimit Evropian, Luigi Brusa, nënshkruan një Letër Marrëveshje
Zyra e BE në Prishtinë

Për Shpërndarje të Menjëhershme

E enjte, 14 shkurt, 2019
Xheraldina Cernobregu
+ 383 38 59593000

 

Prishtinë, 14 SHKURT 2019 – Sot, Drejtoresha e Misionit të USAID-it Lisa Magno dhe Shefi i Sektorit të Bashkëpunimit të Bashkimit Evropian (BE), Luigi Brusa, nënshkruan një Letër Marrëveshje (LM).  Kjo Letër Marrëveshje shprehë përkushtimin e palëve për të bashkëpunuar lidhur me programet e ndihmës financiare për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

Letër Marrëveshja përfshin ndarjen e punëve në fusha të caktuara të sundimit të ligjit.  Veçanërisht për USAID-in, kjo përfshin punën me gjykatat, përmbaruesit privat, ndërmjetësuesit dhe punën në fushën e të drejtës komerciale; ndërsa për BE-në, kjo përfshin punën në infrastrukturë, zyrat e prokurorisë si dhe punën me noterët dhe administratorët e falimentimit.

Siç vuri në dukje znj. Lisa Magno në fjalën e saj hyrëse "është absolutisht thelbësore që USAID-i dhe BE-ja, si dy donatorët më të mëdhenj në Kosovë, jo vetëm të koordinojnë punën e tyre në këtë fushë kritike, por edhe të flasin me një zë të përbashkët dhe të udhëheqen me të njëjtat parime në arritjen e rezultateve të rëndësishme.  Përmes angazhimit strategjik dhe planifikimit të përbashkët, ne gjithashtu mund të shumëfishojmë ndikimin e burimeve tona të asistencës." 

Z. Brusa shtoi se "ne – USAID-i dhe BE-ja, si donatorët më të mëdhenj në sektorin e drejtësisë – jemi të përkushtuar që të rrisim përpjekjet tona për të harmonizuar ndihmën dhe për t’u koordinuar më mire në mes veti, jo vetëm gjatë zbatimit por edhe gjatë planifikimit të ndihmës së ardhshme."

Letër Marrëveshja thërret për krijimin e një këshilli drejtues i cili do të shqyrtojë rezultatet e përbashkëta të aktiviteteve BE-USAID me Qeverinë e Kosovës dhe aktorët e tjerë të fushës së drejtësisë; ajo gjithashtu bën thirrje për përfshirjen e sesioneve të përbashkëta të planifikimit të punës brenda tenderëve të BE-USAID-it në sundimin e ligjit.  

                                                                      # # #

Në emër të popullit amerikan, USAID-i promovon dhe demonstron vlerat demokratike jashtë vendit dhe punon në avancimin drejt një bote më të lirë, më paqësore dhe më të prosperueshme.  Në mbështetje të politikës së jashtme të Sh.B.A.-ve, Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar udhëheqë ndihmën ndërkombëtare të Qeverisë së SHBA-ve dhe asistencën në rastet e fatkeqësive përmes partneriteteve dhe investimeve të cilat shpëtojnë jetëra, zvogëlojnë varfërinë, forcojnë qeverisjen demokratike dhe u ndihmojnë njerëzve që të dalin nga kriza humanitare dhe të përparojnë deri në atë masë sa të mos kenë më nevojë për ndihmë.

 

Last updated: May 22, 2020

Share This Page